LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 22:10

Përplàsje mes Blushit dhe drejtuesve të “Portokallisë”? Pritet rikthimi i Agron Llakajt pas 10 vitesh

Zërat për largimin e ?Portokalli? dhe zhvendosjen e trupës tek Abc News me titull ?Mandarina? duket se nuk paskan qenë pa gjë.

Edhe pse regjisori Basha i mohoi, shërri që ka plàsur mes drejtuesve të spektaklit të humorit dhe drejtorit të TCH Ben Blushi, duket se do i përshpejtojë gjërat.

Burime nga TCH pohojnë se thuajse e gjithë trupa mund të largohet nga Topi, ndërkohë që ?besnikë? të Portokalli mund të mbesin fare pak veta.

Megjithatë, duket se do ketë një rikthim të Agron Llakajt pas 10 vitesh largim nga spektakli. Mësohet se ftesa është bërë nga vetë Blushi në drejtim të Llakajt, duke qenë se nuk i ka ardhur aspak mirë kur ka mësuar se Altin Basha ka firmosur një kontratë me Abc News, pavarësisht mohimit të regjisorit.

Mbetet për t?u parë! /Pamfleti