Receta GATIMI / E Premte 15 Maj 2020, 14:02

Temperatura deri në 34 gradë dhe zagushi mbytëse, ja cfarë paralajmërojnë sinoptikanët

Prej dy ditesh vendi po sundohet nga nje mot i vranet, por me temperatura te larta, ere dhe zagushi.

Sherbimi Meteorologjik ben me dije se edhe ne oret ne vijim te kesaj te premteje deri në mesditë era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi.

Parashikimi per sot sipas SHMU

Vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjate paradites. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 18º deri 30ºC

zonat e ulëta 21º deri 34ºC

zonat bregdetare 21º deri 31ºC