“Babi vd iq në duart e mia… kam frikë se mos Covid më merr mamin e mbetem vetëm”

73

Në një cep të kësaj shtëpie thuajse 200 vjeçare, gjen një 14 vjeçare që ka provuar një fatkeqësi të rëndë. Enxhi, ka përshkruar një rrugë të errët dhe memorja e atyre momenteve është ende e gjallë. Babai i 14 vjeçares vd iq në duart e saj, një vulë që e mitura e mban në gjoks prej 2 vitesh.


Kjo është historia e një vajze e cila jeton në Naraç të Vaut të Dejës, në një ndërtesë që është gati të shembet nën kokën e saj, të vëllait, mamasë dhe gjyshes. Me gëgërishten e saj të çiltër, Enxhi tregon momentet e fundit me të atin.

Enxhi: Fatkeqësisht mua më ka vd ekur babi. Ishte një hdimbje shumë e vështirë, sepse babi jem ka vd ek në duart e mia. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe dhe akoma e jetoj. (qan)

Ai ka vd ek në duart e mia, e kam pas para meje duke vd ek. Për herë të fundit, kur ishte t’u u dridh, ia kam marr dorën dhe ia kam shtrëngu fort dhe i kam thënë, baba t’lutem mos vd ek. Se ka dredh ma dorën atëher, por fatkeqësisht nuk jetoi. Kam bërtit shumë në atë moment.

Në hyrje të shtëpisë gjen mamanë e Enxhit, Emanuelën. 34 vjeçarja tregon se i shoqi humbi je tën në rini dhe aksidentalisht.

Nëna Emanuela: Bashkëshorti u nda nga je ta, mbeta vetëm. Nuk kisha mundësi dhe erdha tek mami. Kishim hedh do helm për insektet në banesë. Në atë kohë nuk kemi pas ujë të pijshëm, kemi mbushur ujë të burimit. Burri është çuar natën dhe e ka pi ujin, pa dije. Kur jam zgjuar në mëngjes, e kam thërrit, por nuk më ka dhën përgjigje. E kemi çuar në spital dhe aty na humbi.

Emisioni shqiptarët për shqiptarët e ndoqi historinë e Enxhit, e cila sa herë flet për të atin dhe jetën e saj mërzitet, aqsa thotë se jeta për të s’ka kuptim. 14 vjeçarja tashmë jeton dhe me frikën se koronavirusi mund t’i marrë të ëmën dhe ta lërë të vetme.

Enxhi: Erdhëm tek nona këtu për të jetuar dhe prap se prap jeta është duke na u duk shumë e vështirë. Babi ma kam dorën e më jep shpresë. E di që nuk është e vërtetë, por thjesht në zemër e dëgjoj. Edhe tani që ka ardh koronavirusi kam shumë frikë se mos vd es edhe mami e mbetem krejt jetime. Shpresoj që Zoti të mos më lërë edhe pa mam.

Të gjithë kanë telefona, kanë rafte gjithsekushi të vetat. Unë edhe mami e vëllai kemi vetëm një shtrat. Nuk e di, fjalën jetë nuk mundem me e kuptu. Mendoj se me jetën vetëm kaq sa jam duke jetu, mendoj se edhe kur të rritem kam me jetu po kështu.

Gjyshja e Enxhit, e cila i ka pritur me gjithçka ka, e pranon me kokën ulur se banesa ku po jetojnë është e rrënuar plotësisht.

“Të rrisësh fëmijë jetimë është shumë e vështirë. Mua më ka vd ekur burri ka 17 vjet. Më la tre vajza më e madhja është Emanuela. Në sera kam punuar para 3 vitesh. Vajzës i vd iq burri, Zot na ruajti mend e kokës. Nga halli u detyrova i thashë eja moj bijë, do vd esim të gjithë së bashku. Unë kam shumë frikë se shtëpia do na zejë brenda. Bukë thatë të hamë, por vetëm çatia mos të më zejë fëmijët brenda. As bagëtia nuk jeton në një shtëpi si ne. Më të mira i kanë bagëtitë ku rinë sesa ne këtu”,-thotë nënë Bardha.