‘Për ato që më thonë nuk e rruan fare…’, Ermali qethet qeros live

68

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi një video në profilin e tij të instagramit, në të cilën flet për komentet që njerëzit i shkruajnë në rrjete sociale, si gjithmonë shoqëruar nga humori që nuk i mungon kurrë.


“Kam lexuar komentet e njerëzve që më thonë ‘Pse e ke nxjerrë filmin me lekë? Njerëzit nuk kanë bukë të hanë’ dhe mora njërin në telefon dhe i thashë “A do të të jap 1 milion lekë pasi të mbarojë shitja e filmit apo duhet ta nxjerr filmin pa lekë që ta shohësh dhe ti filmin? Sigurisht që lekët më tha”, shprehet ai.

Po ashtu Ermali ka treguar se ka lexuar të tjera komente, ku njerëzit i shkruajnë se ai nuk e vret mendjen fare dhe ka vendosur t’iu provojë të kundërtën.
“Ti Ermal- thonë- nuk e rruan fare për këto mesazhet dhe komentet…e keni gabim”, thotë ai.

Pas këtij momenti, Ermali ka nxjerrë një makinë rroje për t’u qethur qeros live. Ky moment është pritur me shumë të qeshura nga fansat dhe videoja epike nuk duhet humbur:

View this post on Instagram

I Love TROPOJA + 2 Gisht Mjaltë Online link në bio

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on