Koronavirusi, Franca sërish me lajm tronditës: 1.120 të vdekur brenda ditës

68

Franca po trondit sërish me numrin e lartë të viktimave brenda një dite. Sot janë raportuar 1.120 njerëz që kanë humbur jetën për shkak të infektimit nga koronavirusi, informon noa.al duke cituar Le Monde.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 6.507 ku përfshihen 5.091 të vdekur në spitalet e Francës dhe 1.416 të tjerë në azilet e pleqve.


Aktualisht janë 6.662 njerëz që ndodhen në gjendje kritike për jetën, nën terapi intensive.

Lajm i mirë është fakti se janë 14.008 njerëz që janë shëruar. Kurse 43.823 të tjerë ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore, një pjesë e tyre nëpër spitale.

Në total ka shkuar në 64.338 numri i të infektuarve me koronavirus, pasi vetëm sot u konfirmuan 5.233 të prekur të tjerë