“Rr eziku ne pikën kulmore”, Pëllumb Pipero del me paralajmërimin e fortë: Ky veprim i shqiptarëve është gabim!

60

Pas deklaratave të kryeministrit Rama se dalëngadalë mund të nisë një lehtësim i vogël i masave të izolimit të ndërmarra në kuadër të epidemisë COVID-19, qytetarët e Tiranës duket se e kanë marrë për të mirëqenë se rreziku i infektimit ka kaluar.


Ditën e sotme rrugët e kryeqytetit janë mbushur nga kalimtarët e madje në rrugët kryesore ka pasur trafik të automjeteve, çka përkthehet në një ulje të vigjilencës, në një kohë kur ekpertët e ISHP-së kanë komunikuar se pikërisht këto ditë po përjetohet piku i të prekurve nga virusi agresive.

Pikërisht për këtë viruatë ka reaguan për Iconstyle, mjeku Pëllumb Pipero, i cili e konsideron këtë një fenomen shumë të rrezikshëm.

“Fakti që ka arritur piku, nuk do të thotë që nuk ka rrezik, por që rreziku tani është më i lartë! Do të thotë që numri i të prekurve është më i larti dhe piku nuk zgjat një ditë, mund të zgjasë dhe një javë.”- është shprehur dr. Pipero në një lidhje telefonike.

Ai theksoi se vigjilenca pikërisht në këtë kohë duhet të jetë maksimale, duke u shprehur: “Edhe pse kurba mund të duket e thyer, rreziku nuk ka kaluar.”