2 objektet më të ndotura me baktere që duhet t’i pastrojmë çdo ditë, por nuk e bëjmë

44

Larja e duarve shpesh është një rregull shumë i mirë, por ajo që nuk na shkon në mendje sa duhet është se bakteret gjenden edhe në objektet që prekim çdo ditë me duar të pista dhe i prekim përsëri pasi kemi larë duart.

Janë dy objektet të cilat duhet t’i pastrojmë më shpesh se sa e bëjmë: telefoni dhe syzet


Telefoni

E kemi gjithmonë në dorë, brenda dhe jashtë shtëpisë. E vendosim në tryezën e barit (ku janë ulur edhe të tjerë), e vendosim në çantë me objekte të tjera të pista, pastaj përsëri në tryezën e kuzhinës, në divanin pranë nesh, në shtrat, pranë jastëkut. Por edhe në fytyrë.

Telefoni celulari i nënshtrohet një kontakti të madh me bakteret. Në përgjithësi d otë ishte mirë t’i bënim një pastrim të plotë telefonit dhe ta higjienizonim pikërisht siç bëjmë me duart tona kur kthehemi në shtëpi ose me lëkurën e fytyrës para se flemë: thjesht një dezinfektues ose xhel special antibakterial.

Mund të përdorini edhe pecetat deiznefktuese për të pastruar xhamin, në mënyrë që të mos prishet. Për të shmangur kontaktin me fytyrën, përdorni opsionin ‘loud speaker’ ose kufjet.

Syzet (të diellit dhe optike)

Syzet janë një aksesor që gjenden kudo. Dhe ashtu si smartpohne dhe ato duhet të pastrohen çdo ditë me ujë e sapun për të eliminuar papastërtitë e depozituara në lente dhe korniza.

Nëse nuk higjienizohen shpesh mund të çojnë në një akumulim të papastërtive dhe të bëhen bartëse të baktereve, të cilat pastaj ,duke i vënë dhe i hequr i çojmë përsëri në duar.

Kur lani fytyrën në mbrëmje, mos harroni të pastroni edhe gotat me ujë e sapun (mos përdorni pastrues agresivë sepse dëmtoni filmin mbrojtës të lenteve: vetëm larës me pH neutral).

Një alternativë efikase është të kaloni në skeletin e syzeve një copë pambuku të zhytur në ujë micellar.