Punonjësja e kopshtit humbet gjysmën e peshës së trupit pas komenteve mizore nga koleget

45

Nëna e dy fëmijëve Alison Pope thotë se ishte duke qarë dhe u detyrua të largohej nga dhpoma me kokën u ulur pas një komenti mizor për peshën e saj nga një kolege

44 vjeçarja punonjëse kopshti arriti peshën 135 kg pas disa problemeve shëndetësore, por një seri ngjarjesh e bënë të kuptonte se duhet t’i jepte fund.


Ajo tha: “Kolegia ime më tha para të gjithëve se isha një shembull i keq për fëmijët e kopshtit dhe unë u turpërova për fëmijët dhe burrin tim. Kur e dëgjon këtë nga dikush jashtë dhe jo vetëm nga brenda kokës tënde e kupton se duhet të jetë e vërtetë. Nisa të ndjehesha e pavlerë për veten dhe familjen”.

Prandaj në moshën 40 ajo ndryshoi gjithçka duke hyrë në një program të humbjes në peshë dhe me vendosmëri për dy vjet arriti të humbasë gjysmën e peshës së saj.

“Mbështetja që gjeta aty më ndryshoi jetën. Ata nuk më gjykuan” .