LAJME / E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 12:12

Kush ishte nëna e 11-vjeçarit Alvin Berisha që sot u shpëtua nga kampi i Al-Hol në Siri

Ajo quhej Valbona Berisha e lindur në Durrës më 1982. Prej vitit 2000, Valbona Berisha jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini) në komunën Barzaglio në provincën e Lecco-s. Afrim Bersiha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake.

Antite.rrorizmi italian ka dokumentuar indoktrinimin e saj drejt një islami radikal përmes internetit me kontaktet e vendosura me disa imamë në Prishtinë e Shkup si dhe me luft.ëtarë të ISIS.

Materialet video e fotografike të autoriteteve italiane vërtetojnë largimin e saj nga territori italian më 17 dhjetor 2014 së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Ajo ka udhëtuar dretj Turqisë me një fluturim nga aeroporti Orio al Serio i Bergamos. Nga Turqia më pas ka mbërritur në Siri.

Falë sinjalit GPS të telefonit është identifikuar vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra, është martuar me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Lajmet e fundit mbi Valbona Berishën i jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani.

Sipas rrëfimeve të tij, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Vlabona Berisha humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpë.rthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë. Në këtë shpë.rthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, sot 11-vjeçar.

Emisioni investigativ italian ?Le Ien?e realizoi e dokumentoi me video takimin në Siri të Alvinit me babin e tij Afrim Berisha, por dhe pamundësinë e largimit të tij nga kampi i të burgosurve në Al-Hol, pasi Alvini si dhe babai i tij Afrimi janë shtetas shqiptarë, emigrantë në Itali e të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë.

Alvin Berisha mund të largohej nga kampi vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare.