Si në një planet tjetër! Ky është qyteti me kulla të larta, ku s’ka asnjë gjurmë jete (Foto)

75

Këto ndërtesa duken sikur janë vetëngritur në shkretëtirë në një botë të çud.itshme, distrofike. Nuk ka pemë, nuk ka vetura, as ndalesa autobusi, as parqe, as kënde lojrash dhe mbi gjithçka nuk ka njerëz. Asgjë që të kujton jetën. Vetëm kulla.

Në një tokë shterpë, 50 km larg kryeqytetit të Iranit, projekti Mehra Mer në Pardis ka qenë në ndërtim e sipër për shumë vite dhe nga të gjitha llogaritë duket se gjërat nuk po shkojnë aspak sipas planit.

Loading…

Qysh në vitin 2014, The Guardian raportonte se kullat e qytetit Pardis, faza 11, janë fan.tazmat e një skeme të gjerë ndërtimi, dikur e shpallur si kurorëzim i arritjeve të presidencës së Mahmoud Ahmadinejad. Ndërsa tani ato faj.ësohen si strukturat që i kanë “vënë lakun në fyt” ekonomisë iraniane. Imazhet satelitorë të vitit 2019 tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ende nuk ka vetura, as njerëz dhe asnjë shenjë jete, informon dritare.net.

Duket e gjitha si një skenë e denjë për filma h.orror.

Megjithatë, Irani nuk është i vetëm në projektet e dështuara të ndërtimit. Kina ka gjithashtu qytetet e saj fantazmë ashtu si Egjipti me rrënojat e hoteleve të papërfunduara në shkretëtirë. Përshtati: J.H/ dritare.net