LAJME / E Mërkurë 9 Tetor 2019, 14:02

Mrekulli/ Pësoi 13 dështime, nëna sjell në jetë vajzën

Një grua që ka përjetuar 13 dështime është bërë më në fund nënë e një vajze.

Laura Worsley nga Kenilworth përfundoi 11 shtatzëni në tremujorin e parë dhe humbi dy djem në javën e 17 dhe 20-të të shtatzënisë.

Pas shumë analizave, Laura u diagnostikua me dy kushte që ndikonin në aftësinë e saj për të pasur fëmijë.

34-vjeçarja mori shumë ilaçe dhe steroide, ndaj ajo dhe bashkëshorti Dave ngjizën fëmijën e 14-të. Dhe pas 9 muajsh mirëpritën në jetë Ivy.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

"Nuk mund ta besoj që është vajza e ime,"-tha Laura për BBC.

Worsley u diagnostikua me sindromën antiphospholipid, një gjendje që mund të shkaktojë rritjen e rrezikut për të pasur abort.

Gjithashtu u diagnostikua me Histiocytic Intervillositis (CHI), i cili bën që trupi të luftojë shtatzëninë.

Por pas shumë mjekimesh për forcimin e mitrës së saj, Laura dhe Dave arritën të bëheshin prindër.

Ajo përdori steroide për 'shtypur' sistemin imunitar, që mendohet se zvogëloi numrin e qelizave "vrasëse" të cilat shkaktonin abortet.

Kjo bëri që shtatzënia të vazhdojë përtej 24 javëve, duke i dhënë fëmijës një shans më të madh për mbijetesë.

Gjithashtu Laura mori medikamente të tjera për të ndaluar mpiksjen e gjakut dhe kur ishte 30 javëshe i shpërthyen ujërat.

Bebi Ivy erdhi në jetë me lindje cezariane dhe peshonte 771 gram. Menjëherë u vendos nën kujdes intesiv.

Laura dhe Dave duhet të prisnin tri ditë për të mbajtur në krahë foshnjën.

Tani, pas 9 muajsh, Ivy është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në shtëpi.