LAJME / E Hënë 7 Tetor 2019, 20:08

Nuk kishte para për të paguar unazën dhe shpenzimet e dasmës, dhëndri në hall shkon e grabit bankën

Një dhëndër nga Teksasi është vënë në pranga pasi grabiti një bankë vetëm një ditë përpara se të martohej.

Si duket, dhëndri në hall e kishte kryer grabiten për të paguar për unazën si dhe ceremoninë.

Heath Edward Bumpous, e bëri grabitjen të premten rreth orës 11.30 të paradites me orën lokale, ndërsa i tha punonjësit që kishte armë me vete dhe mund ta qëllonte nëse nuk i jepte paratë.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Më pas ai i kishte shpjeguar punonjësit se do të martohej ditën tjetër dhe se i duheshin paratë për të mbuluar shpenzimet. Sipas policisë, pas grabitjes, Bumpous i hodhi rrobat që kishte veshur nga dritarja e makinës ndërkohë që ishte në lëvizje.

Pas vjedhjes, policia shpërndau pamje të marra nga kamerat e sigurisë në bankë në Facebook dhe pikërisht nga ajo video partnerja e kuptoi se grabitësi kishte qenë në fakt i fejuari i saj.

Dione i kërkoi që të dorëzohej tek autoritetet, ai ra dakord dhe shkoi vetë dhe e rrëfeu atë që kishte bërë.

Pas prishjes së planeve, nuk dihet ende se kur do të martohet si përfundim çifti.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania