LAJME / E Diel 6 Tetor 2019, 11:11

Na thoni si mbani këmbët ulur dhe zbuloni më shumë për personalitetin tuaj

Mënyra se si i mbani këmbët kur rrini ulur do të thotë shumë për personalitetin tuaj.

Më poshtë lexoni karakteristikat për secilin pozicion.

Pozicioni A- Njerëzi që i mbajnë këmbët në këtë pozicion janë krijues dhe karizmatikë. Ata shpesh janë spontanë dhe nuk i mendojnë gjatë veprimet që ndërmarrin. Kjo mund të shkaktojë herë pas here edhe telashe, por hijeshia e tyre do t'i ndihmojë ata që t'i kapërcejnë situatat. Këta njerëz e shohin jetën si aventurë dhe janë të hapur për përvoja të reja. Ata krijojnë miqësi lehtë, megjithëse shumë nga këto marrëdhënie që krijojnë janë të kota.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Pozicioni B- Njerëzit që ulen në këtë pozicion janë ëndërrimtarë të vërtetë. Ata kanë një imagjinatë shumë të pasur dhe mund "të humbasin" brenda një dite. Ata janë shumë empatikë dhe krijojnë kontakt lehtë me njerëzit e tjerë. Ata janë dëgjues shumë të mirë dhe janë të lidhur fort me ndjenjat e tyre.

Pozicioni C- Këta janë njerëz shumë kaotikë. Mendja e tyre është gjithmonë e hallakatur dhe shpesh flasin pa menduar se sa mund të ndikojnë fjalët e tyre tek të tjerët. Ata mërziten lehtë dhe shkëlqejnë në një ambient ku ka shumë lëvizje. Në një marrëdhënie ata shpejt mund të bëhen të pa interesuar dhe kanë nevojë për dikë që t'i kthejë prapa.

Pozicioni D- Këta janë njerëz të zgjuar dhe shpesh janë edhe mendimtarë të mirë. Ata janë të përpiktë dhe të rregullt. Shtëpitë e tyre janë gjithmonë të rregullta dhe gjithçka gjendet në vendin e duhur. Ata janë të rezervuar dhe nuk zbulojnë shumë gjëra për veten e tyre. Ata janë shumë të sinqertë dhe nuk u pëlqen të bëjnë thashetheme. Ata qëndrojnë të qetë në çdo situatë dhe nuk humbasin lehtësisht perspektivën.

Pozicioni E- Këta njerëz janë shumë të orientuar drejt qëllimit dhe e vlerësojnë karrierën e tyre. Ata i japin rëndësi vendosjes së qëllimeve ambicioze për veten e tyre dhe nuk janë të kënaqur me pak. Atyre gjithashtu u pëlqen të vendosin synime, për shembull kur bëhet fjalë për shëndetin dhe dashurinë. Ata janë shumë perfeksionistë për gjithçka, përfshirë edhe pamjen e tyre. Kjo nganjëherë i bën që ata të mos e vënë re atë që kanë, sepse ata gjithmonë dëshirojnë më shumë.