Sa shpesh duhen ndërruar çarçafët? Pyetja te Rudina, ja përgjigja bef asuese

89

Peshqirët dhe çarçafët mund të duken të bardhë e të pastër pas çdo përdorimi, por kjo nuk do të thotë se ato janë ashtu me të vërtetë.

E vërteta, sipas ekspertëve, është që këto ndërresa fshehin dhe strehojnë një larmi bakteresh të rre zikshme për lëkurën.

Loading…

Dermatologia Eva Jorgaqi e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan tha se në një ditë depozitohen në çarçafë dhe jastëkë rreth 30-40 mijë qeliza të vd ekura dhe se është mirë që një herë në javë duhet patjetër të lahen.

“Në aspektin mjekësor, duke ditur se në një ditë ne humbasim 30-40 mijë qeliza të vd ekura, të cilat në mënyrë të padukshme depozitohen në çarçafë dhe jastëkë është mirë që një herë në javë duhet patjetër çarçafët të lahen”, tha Jorgaqi, teksa shtoi se larja e tyre nuk duhet të teprohet, pasi edhe detergjentët krijojnë ale rgji.