Recetë e paparë! Niseni ditën me pijen plot antioksidantë, ja si ta përgatisni

51

Pija më e mirë për të marrë të gjitha vetitë e frutave mund të bëhet vetëm me bazë shegën, fruti simbol i bollëkut, që sjell fat të mirë! Bashkë me të, edhe molla dhe kopra vijnë në këtë recetë të janarit.

Loading…

Vetitë e shegës

Shega është një frut i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë dhe është një aleat i bukurisë dhe mbrojtës i organit më vital, zemrës. Fakt është që antioksidantët që gjenden te shega luftojnë veprimin e radikaleve të lira që janë përgjegjëse për dëmtimin e ADN-së së qelizave.

Polifenolët që gjenden te shega kanë gjithashtu aftësi të pengojnë veprimin e kolesterolit të keq në organizëm. Vitamina C favorizon formimin e kolagjenit, substancë e rëndësishme për ta mbajtur lëkurën elastike, por edhe për të luftuar rrudhat.

Shega, pra, është një aleat i ruajtjes së linjave, mbrojtjes së zemrës dhe garantimit të bukurisë, për shkak të efektit të saj detoksifikues.

Ngjyra bën dallimin

Një shegë e mirë njihet nga ngjyra. Ajo duhet të jetë e ndritshme. Ndërsa pesha tregon sa shumë lëng mund të dalë nga lëngu i frutave. Një shegë e pjekur nuk ka një formë të rregullt. Është e rëndësishme që gjithmonë të kontrolloni nëse sipërfaqja e lëkurës së frutit është e padëmtuar, për të zgjedhur një shegë të mirë.

Shegë me kopër dhe mollë

Për të realizuar këtë recetë, së pari, hiqni gjithë pjesët e bardha të shegës që i japin lëngun hidhërim. Pastroni pak kopër dhe një mollë. Pastaj futini të gjitha, bashkë me kokrrat e shegës në shtydhëse. Pija juaj do të jetë gati në pak minuta.