LAJME / E Enjte 12 Shtator 2019, 19:07

2 kivi në ditë mbajnë larg sëmundjen e tmerrshme kanceroze

Emri i kivit është ai i një zogu me të njëjtin emër nga Zelanda e Re, ku dhe fruti është rritur, edhe pse emri tjetër i tij, ?kullumbri kineze?, reflekton origjinën e vërtetë të këtij fruti. Me përqindje shumë të larta në vitaminë C, kiwi është shumë mirë të hahet i papërpunuar. Kiwi është një frut i pasur me vitaminë B e rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja. Përveç kësaj, përbëhet edhe me vitaminën C, shumë e rëndësishme dhe e rekomandueshme tek gratë shtatzëna. Vitamina C është e domosdoshme për rritjen e kockave, forcon dhe ruan qelizat si dhe ndihmon në zhvillimin e kockave e indeve të foshnjës në barkun e nënës.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Duke marrë këto vitamina nëpërmjet konsumimit të kiwit, do të mund të parandaloni defektet e lindjes si dhe do ta ndihmoni foshnjën të rritet në mënyrë të shëndetshme. Mjekët rekomandojnë që gratë shtazëna dhe ato të cilat ushqejnë fëmijën me gji, duhet të marrin sasi shtesë të acidi folik që gjendet në frutin e kiwit.

Të mos harrojmë ndërkohë se kiwi është i çmuar edhe për zemrën. Stili modern i jetesës, i shoqëruar me një ushqyerje të çekuilibruar, mund të shkaktojë probleme në zemër dhe qarkullimin e gjakut, si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë. Shkaktari kryesor i këtyre problemeve është kolesteroli në gjak që mund të provokojë aterosklerozën. Një ushqyerje e shëndetshme, e varfër me yndyrna të ngopura dhe e pasur me fruta dhe perime ndihmon në kontrollin natyral të nivelit të kolesterolit. Kiwi ndihmon sepse përmban pektinë, një substancë që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ky frut është i shkëlqyer edhe për të rënë në peshë, sepse përmban pak kalori dhe është i pasur me fibra që ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve dhe rregullojnë funksionimin e zorrëve.