LAJME / E Mërkurë 11 Shtator 2019, 10:10

5 zakonet e këqija që po shkatërrojnë flokun tuaj!

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë kërkuar mënyra për të mbajtur flokët e tyre të shëndetshëm. Ndërsa gjenetika dhe problemet shëndetësore kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e flokëve tuaj, ka shumë gjëra që mund të bëni në rutinën e përditshme që dëmtojnë flokët.

Këtu janë 5 zakonet më të këqija që dëmtojnë flokët tuaj:

1. Stresi

Stresi jo vetëm që ndikon në shëndetin mendor dhe fizik, por mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kur jeni nën stres, flokët mund të hyjnë në fazën e rënies së tyre. Në fakt, humbja e flokëve mund të ndodhë deri në tre muaj pas një ngjarjeje stresuese.

Për të luftuar stresin, provoni disa stërvitje të thjeshta të stresit, meditoni, praktikoni frymëmarrjen e thellë etj.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

2. Kequshqyerja

Ajo që hani ka një ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj dhe shëndetin e flokëve. Flokët kanë nevojë për vitamina të ndryshme, minerale dhe proteina për të mbetur të shëndetshëm.

Aminoacidet, proteinat, hekuri, zinku kanë një rol thelbësor për rritjen e flokëve. Prandaj, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme për të patur flokë të shëndetshëm. Për të pasur flokë të shëndetshëm, duhet të përfshini ushqime të shëndetshme dhe natyrale që janë të pasura me proteina, vitaminë E dhe hekur në dietën tuaj.

3.Mjetet e stilimit të flokëve

Në ditët tona, shumica prej nesh tentojnë të eksperimentojnë me flokët tanë dhe përfundojnë duke përdorur shpesh mjetet e stilimit.

Edhe përdorimi i përditshëm i tharëses shkakton dëme të konsiderueshme për flokët tuaj. Ngrohja heq serumin nga flokët tuaj, duke e bërë skalpin e kokës të thatë .

Për të zvogëluar dëmtimin e flokëve tuaj, vendosni tharësit tuaj të flokëve në një temperaturë të ulët ose duke përdorur një tharëse flokësh në një distancë prej 15 cm.

Sidoqoftë në verë është më mirë që floku të thahet në mënyrë natyrale. Por edhe kur vendosni të bëni flokët me onde ose t?i drejtoni ato, nxehtësia e këtyre mjeteve stivuese e shkatërron shumë flokun.

4.Noti në ujë me klor

Noti është një nga ato aktivitete sportive që iu ndihmon të qëndroni në formë dhe të shëndetshëm. Por kur në pishinë ka sasi të lartë të klorit, kjo nuk i bën mirë flokëve tuaj. Grumbullimi i klorit në flokë shkakton dobësimin e tij dhe e bën më të brishtë.

Gjithashtu, klori mund të heqë vajin natyral që mbulon boshtet e flokëve, që rezulton me humbje të shkëlqimit dhe i bën ata më të ndjeshëm dhe problematik. Nëse ju pëlqen noti, vendosni një kapuç noti. Lajini flokët me shampo pas notit.

5.Krehje e flokëve të lagura

Njerëzit shpesh krehin flokët menjëherë pas dushit, pa marrë parasysh sesa e dëmshme është për flokët. Pas larjes, fshiji flokët me një peshqir të butë dhe krihini kur të jenë të butë.

Flokët paksa të lagura janë gjithashtu më të lehta për tu stiluar. Gjithashtu mos flini me flokë të lagur sepse mund të rrezikoheni nga sëmundje si psoriza.