Kjo është receta si “fshesë korrenti” për të pastruar zorrën e trashë, shpëtoni një herë e përgjithmonë

279

Duke pastruar sistemin tuaj të tretjes nga toksinat e padëshiruara, ju do të ndiheni mirë vetëm në një ditë! Zorra e trashë është një kontribues i madh në magazinimin dhe e fekaleve. Për këtë arsye ne ju sjellim një recetë që do ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë, ndërkohë do të humbni dhe peshë.

PËRBËRËSIT

Loading…

½ filxhan lëng molle

2 lugë lëng limoni

1 lugë çaji lëng organik xhenxhefili

½ lugë çaji me kripë deti (ose roze, Himalaja)

½ filxhan me ujë të vakët

UDHËZIME

Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe i trazoni mirë. Pini çdo mëngjes një gotë nga kjo me stomak bosh. Dy gota të mëdha duhet të konsumohen në mbrëmje rreth orës 6-7. Nuk rekomandohet për gratë shtatzënë dhe për diabetikët.

Ushqimet që mbajnë zorrën e trashë të shëndetshme

Fibrat

Ne kemi nevojë njëkohësisht për fibrat e tretshme dhe të patretshme për të pastruar zorrën e trashë çdo ditë.
Fibrat e tretshme shpërbëhen në ujë, ndërsa fibrat e patretshme, jo.
Fibrat e patretshme janë veçanërisht të mira për të përmirësuar jashtëqitjen dhe për të parandaluar kapsllëkun.
Fibrat e tretshme rrisin bakteret e mira, të cilat prodhojnë antibiotikë natyralë që eliminojnë bakteret e këqija si salmonela, escheria coli etj.
Dieta me bazë bimore përmban një sasi të konsiderueshme perimesh, frutash, bishtajoresh, farash, arrash dhe drithërash të cilat janë të pasura me fibra.
Fibrat e shumta bëjnë që trakti tretës të jetë i shëndetshëm, pasi largojnë mbeturinat nga zorra, pak a shumë si një fshirëse. Fibrat nxisin lëvizjen e zorrëve duke stimuluar kontraksionet muskulare. Gjithashtu fibrat mbajnë lagështirën në zorrë, duke zbutur feçet.

Farat e lirit dhe tërshëra

Një lugë me fara liri përmbajnë 4-6 gramë fibra. Ushqimet e tjera të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtrydhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë). Rekomandohet të konsumohen rreth 20-35 gramë fibra në ditë, por dietat moderne sigurojnë vetëm 10 g. (Sasitë e mëdha të fibrave duhet të shmangen gjatë gjendjes së acaruar të zorrëve). Për të përmbushur kërkesat për fibër, konsumoni rreth pesë herë në ditë fruta dhe perime dhe 6 herë grurë.

Jeshil-llëqet

Sasia e lartë e klorofilit që gjendet në jeshillëqet (si gruri jeshil, elbi, algat) i bën ato ideale për pastrimin e zorrës. Gjithashtu klorofili shërben për shërimin e indeve të dëmtuara në traktin tretës. Kjo e ndihmon trupin të marrë më shumë oksigjen dhe të nxjerrë jashtë toksinat. Për këtë arsye klorofili është quajtur edhe “deodoranti i zorrëve”.

Ushqimet e fermentuara

Një dietë e lartë në karbohidrate të rafinuara dhe e ulët në fibra redukton numrin e baktereve të mira në zorrë, duke krijuar probleme në ekuilibrin e ekosistemit të zorrëve. Kosi, kefiri dhe ushqime të tjera të fementuara, si lakra turshi dhe panxhari trushi mund të rikthejnë bakteret e mira.

Uji

Uji është një shpërbërës universal dhe një sasi e pamjaftueshme e tij shkakton kapsllëk dhe taksicitet në zorrë dhe veshkat. Sasia e ujit varion nga individi (varet nga pesha e individit), por zakonisht është mirë 6-10 gota në ditë. Kur flasim për ujë që pihet, në të përfshihen uji i pastër, çajrat ose frutat e shtrydhura. Nuk përfshihen pijet me kafeinë, sepse ato janë dehidratuese. Koha më e mirë për të pirë një gotë ujë është mes vakteve ose 20 minuta apo më shumë para ngrënies. Ndërsa gjatë ngrënies pini vetëm gllënjka të vogël unë. Një rregull i rëndësishëm është: Kur jeni i etur, pini ujë, mos përdorni pije të tjera.