Alarmi: Çfarë nuk shkon me makaronat?! Sekreti i errët i ushqimit që ne hamë përditë

327

Makaronat nuk kanë ndonjë reputacion të mirë, sepse konsiderohen ushqime me karbohidrate dhe shumë njerëz mendojnë se karbohidratet çojnë në shtimin në peshë. Nëse teprohet me sasinë mund të merrni peshë, por specialistët e ushqimit theksojnë se zgjedhja e makaronave të duhura për t’i përfshirë ne dietën tuaj mund të sjellë përfitime për shëndetin në shumë mënyra. Sasia e moderuar është çelësi dhe pasi të keni mësuar për vlerat ushqyese që përmbajnë makaronat, mund t’ia shtoni ato dietës tuaj pa u shqetësuar për shtimin në peshë.

Loading…

Karbohidratet
Shumë njerëz i shohin karbohidratet si armiq që çojnë në shtimin në peshë, por zgjedhja e karbohidrateve të duhura mund t’ju ndihmojë të humbni peshë duke u ndierë të ngopur dhe duke parandaluar urinë. Makaronat janë burim i mirë i karbohidrateve komplekse, që çlirojnë energji ngadalë, kështu që ju hani më pak në orët në vijim. Karbohidratet te makaronat furnizojnë trupin me glukozë. Glukoza është e nevojshme për t’i siguruar “karburant” trurit dhe muskujve. Makaronat integrale sigurojnë më shumë përfitime për shëndetin sesa ato të bëra me miell të bardhë.

Të pasura me lëndë ushqyese
Dietat e varfra me lëndë ushqyese çojnë në probleme shëndetësore, si vështirësi për të fjetur, shtim peshe dhe lodhje. Shumë lloje makaronash janë të pasura me vitamina dhe minerale të rëndësishme, prandaj shtimi i tyre në dietën tuaj do t’ju ndihmojë që të rrisni vlerat ushqyese që merrni. Acidi folik është një nga lëndët ushqyese që përmbajnë makaronat dhe është i rëndësishëm për të parandaluar defektet në lindje dhe për të promovuar një sistem nervor të shëndetshëm. Hekuri është po ashtu një përbërës që gjendet te makaronat dhe që siguron një qarkullim të mirë të oksigjenit dhe parandalon lodhjen.

Fibra
Të gjitha llojet e makaronave përmbajnë fibra, por integralet kanë më shumë. Fibrat nevojiten për të nxitur tretjen dhe për të siguruar shëndet të mirë të zemrës dhe enëve të gjakut. Sipas specialistëve të shëndetit, një porcion me makarona integrale i jep trupit 25 për qind të fibrave që duhet të marrë çdo ditë. Makaronat e bardha kanë më pak fibra, prandaj rekomandohet të zgjidhni makaronat integrale për të maksimizuar vlerat ushqyese që mund të merrni nga ky ushqim.

Kolesteroli dhe natriumi në nivele të ulëta
Duhet të kufizoni kolesterolin dhe natriumin në dietën tuaj, sepse çojnë në sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore. Makaronat janë natyralisht një ushqim pa kolesterol dhe me shumë pak natrium. Kështu që zëvendësimi i ushqimeve të pasura me kolesterol dhe natrium me makarona integrale është një mënyrë për të shmangur rreziqet që vijnë nga këta përbërës. Nëse nuk i shtoni shumë kripë ujit ku zieni makaronat, do të ishte një avanazh më tepër.