A i keni provuar limonët turshi? Përveçse super të shijshëm, mbrojnë shëndetin tonë nga shumë sëmundje

264

Ju mbase e dini se sa i mirë është limoni për shëndetin (mund t’i lexoni edhe në këtë artikull në vijim), por pak prej jush janë të informuara se si të gatuani me limon, ose se çfarë recetash të tjera mund të realizoni me këtë agrume plot vlera.

Supershendeti ka vendosur që të ndajë një recetë autentike që vjen nga Vlora, tradita e limonit turshi e trashëguar nga gjyshet e kësaj zone. Kujtojmë këtu që, limonët turshi janë tejet të rekomanduar për ditët e ftohta dhe shkojnë me çdo lloj ushqimi.

Loading…

RECETA E LIMONIT TURSHI

-1 kg limona

-500 gr kripë të trashë, të zezë

-2 lugë gjelle piper jeshil kokërr

-1 shkop kanellë (opsionale)

-4-5 gjethe dafine

vaj ulliri

PËRGATITJA:

Lajmë limonët, i heqim pjesët e forta dhe pak nga pjesët anësore dhe i ziejmë në një enë me ujë. Mos i copëtoni, fusni limonët ashtu të plotë, vetëm të pastruar. Zierja duhet të vijojë për 15 minuta dhe pastaj i heqim nga zjarri. Pasi të ftohen ca, i presim me një thikë të mprehtë në mënyrë diagonale (si të çara, 4-5 herë), por jo t’i ndani plotësisht. Në pjesët ku e çamë limonin, hedhim kripën e trashë, duke përdorur lugë kafeje. Kështu veprojmë me një e nga një, derisa të mbushim të gjithë limonët dhe i fusim në një kavanoz të sterilizuar më parë.

Sipër hedhim piperin jeshil kokërr, dafinën dhe shkopin e kanellës. Në fund, e mbushim kavanozin me vaj ulliri dhe e lëmë në vend të freskët, larg dritës së fortë. Nëse është ngrohtë koha, futeni në frigorifer. Kini parasysh se, masat e mësipërme të përbërësve mund t’i shumëfishoni sipas dëshirës, në varësi se sa limonë turshi dëshironi. Limonat turshi nuk i humbin vlerat kuruese, madje janë një vlerë e shtuar për shkak të kombinimit me vaj ulliri dhe dafinë, një ilaç i vërtetë nga natyra…

DOBITË SHËNDETËSORE TË LIMONIT

– Përmirëson aktivitetin e trurit, lufton stresin, depresionin, ankthin dhe shton
përqëndrimin.

– Limoni përmban 22 lëndë që luftojnë tumoret dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerore në trup.

– Lufton infeksionet, sëmundjet që ndodhin për shkak të ftohtit, infeksionet e fytit, kollën, etj.

– Limoni është aktivizues i mrekullueshëm i mëlçisë. Një gotë me limonadë para ngrënies mëngjes bën mrekulli në trupin tuaj.

– Rregullator i sheqerit në gjak, redukton yndyrat, nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

– Përmirëson tretjen, redukton toksinat në aparatin tretës, dhe ndihmon aktivitetin e zorrëve.

– Përmirëson shëndetin e sistemit imunitar.

– Hidratues i gjithë trupit.

– I jep trupit energji dhe përmirëson gjëndjen shpirtërore.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Pastrues i trupit nga helmet, nxit urinimin dhe pastron kolitin.

– Nga të mirat e limonit është se ai shton oksigjenin në trup dhe kuron vështirësinë në frymëmarrje.

– Limoni ka veti të forta anti-bakteriale; lëngu i limonit shkatërron malarien, koleren,
difterinë, tifon dhe shumë sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

– Forcon enët e gjakut, parandalon gjakderdhjen e brëndëshme dhe ul presionin e lartë të gjakut.

– Largon dhimbjen e dhëmbëve, dhe infeksionet e mishrave të dhëmbëve; Para larjes së dhëmbëve shton mbi pastën e dhëmbëve disa pika limoni.

– Ndalon rënien e flokut, forcon rrënjën, largon problemet e flokut
me yndyrë.

DOBITË E LIMONIT PËR LËKURËN DHE FYTYRËN

– Ruan shëndetin e lëkurës, vret bakteret e saj dhe parandalon rrudhat.

– Ndihmon për trajtimin e akneve.

– Redukton yndyrën në lëkurë dhe pengon daljen e pucrrave në të.

– Redukton skuqjet dhe plagët.

– Hidratues i lëkurës së thatë; Marret masë e barabartë e limonit + mjaltë + vaj ulliri, përzierjen e vendos mbi fytyrë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.

– Për lëkurën me yndyrë; 1 lugë me lëng limoni + ujë të distiluar, përdor pambuk për të masazhuar fytyrën, e lë për 10 min, më pas e lan me ujë të vakët.

– Largon njollat e errëta në lëkurë; Ujë + limon, masazhon fytyrën 2-3 herë në ditë.

– Zbardh ngjyrën e lëkurës; Masazhon fytyrën me lëvoren e limonit.

* Kur e vendos si maskë në fytyrë duhet të rrish larg rrezeve të diellit