Моѕ e Нidhni/Llumi i Каfes Вën Çudira!

425

Nëse kënaqeni duke pirë kafe turke, mos e hidhni llumin e kafes e cila mbetet në fund të filxhanit, por përdoreni për disa gjëra shumë praktike dhe tepër të dobishme.

Asnjë pikë mos hidhni poshtë!

Nëse keni menduar se pasi të keni pirë kafen duhet patjetër të lani llumin nga fundi i filxhanit, xhezves apo filxhanit, e keni gabim. Ja si do ta përdorni…

Freskues i dhomës

Loading…

Vendoseni llumin e kafes në një enë dhe lëreni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të shportës së bërllokut.

Për pastrim

Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin shumë shpejt. Fërkojeni në enën të cilën doni ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë sit ë reja, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

Pilingu

Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit. Patjetër duhet ta provoni!

Maska për flokë

Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Vëreni pasi t’ju kenë pickuar insekte

Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon.

Pleh

Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake.