LAJME / E Enjte 18 Korrik 2019, 23:11

Kurrë nuk bën të provoni ushqimin në të cilin ka qëndruar miza: Vërejtje serioze e shkencëtarëve!

Në një hulumtim të publikuar kohë më parë janë pyetur pjesëmarrësit se a do të iknin nga restoranti sikur të shihnin aty minj, buba, miza, buburreca apo gjarpërinj, përkatësisht ? në cilin rast do të iknin sa më shpejt.

Më shumë se 60 për qind e pjesëmarrësve në një anketë kanë thënë se më parë do të iknin nga bubat.

Mirëpo, shkencëtarët tërheqin vërejtjen që rreziku i vërtetë pikërisht vjen nga mizat, sepse bartin dyfish më shumë baktere!

Megjithatë, edhe kjo nuk është më e keqja! ? transmeton Telegrafi.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Në të vërtetë, mizat janë të prira të hallakasin nëpër jashtëqitje, bërllok dhe në kafshë të ngordhura.

Duke pasur parasysh që mund të hanë ushqimin të cilin e gjejnë në këto vende të tmerrshme përplot enzime të cilat i pështyjnë dhe pastaj i thithin.

Me fjalë të tjera, kur miza bie në pjatën tuaj, ajo pikërisht do të ?pështyjë? në ushqimin të cilin jeni duke e ngrënë.

Veç kësaj, në trupin e saj, midis qimeve në këmbë, bart baktere dhe viruse të cilat do të mbeten në ushqim.

Dëme më të mëdha lidhur me mizën e zakonshme janë bezdia dhe dëmet indirekte të cilat mund të shkaktohen me bartjen e organizmave patogjene (viruseve, kërpudhave, baktereve, protozosë dhe nematodes).

Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë ?kapet? dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen?.

Sa për ilustrim, numri mesatar i baktereve të gjetura në trupin e mizës është 4 milionë, ndërkaq nga trakti i zorrëve janë izoluar 50 lloje bakteresh patogjene, 10 lloje protozoe të kuqe, 10 lloje krimba parazitë dhe disa lloje virusesh.