Pasion që në vogëli, njihuni me 17-vjeçaren nga Pishkashi që rrit bletë: Jam ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi

29

Pothuajse të gjithë adoleshentët e sotëm, jemi mësuar t’i shohim me smartfonë në duar, secili duke u përpjekur të postojë foton më të bukur në rrjetet sociale për të marrë sa më shumë like.

Por 17-vjeçarja nga Pishkashi Xhuana Skura nuk ka lidhje me këtë stereotip. Ajo ka zbuluar një pasion shumë të veçantë që nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë.

Loading…

Adoleshentes i pëlqen që të kujdeset për bletët. Ajo ka 20 koshere në shtëpinë e saj në Pishkash të Prrenjasit.

Pasionin të cilin e ka zhvilluar që në moshën 14-vjeçare, Xhuana e sheh si motiv për të vazhduar më tej.

Ajo ka thënë për kamerën e TCH:

Kam rreth 3 vite që kujdesem për bletët. Dikush solli bletë këtu në lagjen time dhe ne mbajtëm një mizë. Duke mbledhur mbretëreshën e nisëm me një koshere. Ishte një qytet më vete, Ashtu siç jemi ne në këtë komunitet ashtu është dhe bleta në të vërtetë. Nëse s’do të kisha ngritur këtë aktivitet familjar, ndoshta do të më duhej të shkoja jashtë shtetit për të punuar.”
Xhuana fton të rinjtë të ndjekin pasionet e tyre, në vendin e tyre dhe emigracioni të mos jetë alternative jetese.