Historia e fierakut që la gjithçka që kishte në Londër për t’u kthyer në vendin e tij

77

Dritan Prifti për 21 vite jetoi në Londër në Angli. Ai i kishte të gjitha atje, por një ditë vendosi të braktiste gjithçka dhe të kthej në Fier.

Prifti siç e thamë i la të gjitha në Angli, për t’u kthyer në fshatin Libofshë dhe të ngrinte disa vreshta prej disa hektarësh.

Loading…

Në një intervistë për ‘’ABC New ‘’ai ka thënë:

Erdha që e pashë kjo kishte 20 vjet pa punuar se nga ndarja e ligjit të famshëm të gjithë fshatarët kishin nga 5-6 dynymë dhe ishte e vështirë për ta vijnë nga Libofsha për 5-6 dynymë dhe mendojnë rrezikun e mos punimit që mund të shpërdorohet e vidhet.’’
Në atë vend që dikur ishte tokë e djerrë, ai ka ndërtuar një parajsë dhe një mrekulli.

Pasioni për ta bërë në një vend të magjishëm e shty që mos të dorëzohej kurrë.

Më tej ai ka thënë:

Edhe në kohën e shkuar ka qenë vresht. Detyrimisht që diçka ishte studiuar dhe para se ta mbillnim kemi bërë studim me analiza toke, me vendosjen e diellit që garanton një pjekje e kualitet të shkëlqyer.’’