LAJME / E Enjte 11 Korrik 2019, 16:04

Uji me limon, pija që të shpëton jetën

Limoni është një agrume e pasur me lëndë ushqyese, si vitaminë C, fibra dhe flavonoide, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit dhe aktivitetit të qelizave. Ai ka një efekt diuretik dhe hollues, rigjeneron lëkurën, eliminon aknet, lufton depresionin dhe parandalon kancerin.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Uji me limon është një ilaç i shkëlqyeshëm natyror dhe, megjithëse mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin tonë, ka mite që duhen ditur. Më poshtë kemi listuar mitet dhe të vërtetat ujit me limon.

Të vërtetat mbi ujin me limon

Ndihmon për të humbur peshë: limoni ka shumë pak kalori, dhe përmban shumë fibra dietik. Njëri prej tyre, pektin, mund të ngadalësojë zbrazjen e stomakut, duke favorizuar ndjenjën e ngopjes.

Shëron plagët: limoni është i pasur me vitaminë C, kalium dhe minerale të tjera (kalcium, magnez dhe acid folik), të cilat përbëjnë një antioksidant të madh dhe thelbësor për prodhimin e kolagjenit.

Përforcon sistemin imunitar: përveç vitaminës C, limoni përmban acide limoni, malic, acetik dhe formik, të cilat mund të përmirësojnë veprimin e kësaj vitamine në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, thelbësore për të luftuar kundër patogjenëve.

Parandalon kancerin: komponimet fenolike të limonit, të tilla si acidi kafeik dhe ferulik, si dhe disa flavonoide, kanë një efekt antioksidant që mund të pengojë aktivitetin kancerogjen.

Parandalon sëmundjet kardiovaskulare: hesperidi, një përbërje që gjendet në limon, ka një veprim anti-inflamator, anti-hipertensiv, hipolipidemik dhe vasoprotektiv.

Mitet mbi ujin me limon

Përmirëson tretjen: sipas këtij miti, thuhet se disa përbërës të limonit kanë aftësinë për të përshpejtuar metabolizmin dhe lehtësuar traktin e tretjes. Megjithatë, nuk ka prova që e vërtetojnë këtë.

Zvogëlon aciditetin e trupit: një tjetër mit i atribuon limonit aftësinë për të zvogëluar aciditetin e trupit, veçanërisht acidin urik të akumuluar në nyje. Megjithatë, nuk ka studime për të mbështetur këtë tezë.

Trajton aknet: pavarësisht se uji me limon sjell përfitime në formimin e kolagjenit dhe posedon një efekt antibakterial, nuk ka dëshmi të vlerave të tij në favor të eliminimit të akneve.

Përmirëson gjendjen shpirtërore: shpesh aroma e limonit i atribuohet një vlere energizuese që do të përmirësonte gjendjen e mendjes. Gjithashtu në këtë rast, nuk ka prova shkencore për të mbështetur këtë tezë.