
Ndër parazitët e zorrëve që takohen më shpesh te njeriu janë të ashtuquajtura krimba. Ata zhvillohen si tek të vegjlit, ashtu edhe tek të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës.
Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizmin e tyre parazitët, që nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara. Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet dhe zarzavatet e palara mirë, uji i pijshëm etj.
Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve. Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve: askaridoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj.
Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të vegjël, që mezi shihen në mikroskop, deri nga 8-12 m i gjatë.
Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes. 19 gr hudhër e cila qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza), shkruan living.
Një tjetër zgjidhje është të merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.
Gjithashtu mund të merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë.