Rehatohuni njëherë e mirë, kjo është kura natyrale që do t’ju shpëtojë përgjithmonë nga kapsllëku

68

Konstipacioni (kapsllëku) është një simptomë, jo një sëmundje. Kapsllëku duhet të dyshohet nëse kalojnë më shumë se 3 ditë nga jashtëqitja e fundit ose ëese ka dhimbje apo vështiresi gjatë jashtëqitjes së fundit dhe fecet jane me konsistencë të fortë.

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kapsllëkut janë:

-sëmundje në zorrë apo jashtë saj

-zakonet e jetës së përditshme dhe mosha.

Loading…

Për të parandaluar konstipacionin duhet të ndërhyjmë në stilin tonë të jetesës duke ndryshuar disa nga zakonet tona të këqija. Ja disa këshilla të vlefshme:

1- Hani sa më shumë ushqime me fibra: perime, drithëra dhe fruta (kivi sidomos)

2- Hiqni dorë nga konsumi i ushqimeve te konservuara dhe te skuqura

3- Personat që kanë tashmë probleme me konstipacionin duhet të konsumojnë sa më pak ushqime si banane, kajsi, qumësht, vezë , mish e ushqime te tjera me shumë yndyre e pak fibra

4- Qëndroni te hidratuar; pini sa më shumë ujë gjatë ditës

5- Kryeni aktivitet fizik çdo ditë; ecjet mund t’ju ndihmojnë shumë

6- Menaxhoni stresin tuaj duke bërë yoga, medituar apo cdo lloj veprimtarie qe ju relakson

7- Mos injoroni asnjëherë nevojen urgjente per te defekuar

8- Kontrolloni gjithashtu edhe medikamentet qe konsumoni, sepse disa prej tyre shkaktojnë kapsllëk

(qetësuesit e ndryshëm, preparatet e hekurit etj)

9- Mos harroni t’ua indikoni këtë stil jetese edhe fëmijeve tuaj

10- Sigurisht konstipacioni mund te ketë në bazë, në raste më të rralla këto, edhe sëmundje që duhen diagnostikuar dhe trajtuar më pas (psh: bllokimi i zorrëve, fisurat anale, hipotiroidizmi, diabeti, Parkinsoni, etj).