Mos e ripërdorni vajin e ‘dj.egur’ që keni gatuar më parë, nuk do ta besoni se çfarë i bën trupit tuaj

31

Përdorimi i vajit të njëjtë për tiganisje mund të shkaktojë ndryshime gjenetike që nxisin përparimin e kancerit të gjirit në fazat e avancuara, sipas studiuesve të Universitetit të Ilinoisit, të cilët kanë zbuluar se vaji mund të veprojë si një lloj shkaktari toksikologjik që promovon përhapjen e qelizave të kancerit, metastazave dhe ndryshimeve në metabolizmin e lipideve.

Loading…

Studimi për parandalimin e kancerit u krye te kaviet, një pjesë e të cilave po ushqeheshin me vaj soje të freskët dhe të papërdorur, ndërsa të tjerët me vaj me të cilin ishte abuzuar termikisht.

Gjatë ekzaminimit të grupeve, studiuesit zbuluan se tumoret metastatike rrisnin një proteinë kyçe, Ki-67, gjatë përdorimit të shpeshtë të vajit, e cila lidhej ngushtë me përhapjen e qelizave.

Kur vaji ripërdoret në mënyrë të përsëritur, trigliceridet shkatërrohen, oksidojnë acidet yndyrore dhe lëshojnë akrolein, një kimikat toksik që ka veti kancerogjene.

Kërkimet shkencore kanë nxjerrë në pah që vaji i përdorur në mënyrë të përsëritur përmban këtë substancë dhe disa studime tashmë e kanë lidhur atë me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë arterosklerozën dhe sëmundjet e zemrës.