LAJME / E Shtunë 6 Korrik 2019, 12:12

Korriku do të na përvëlojë, temperatura të larta dhe rrezik për moshat e treta

Qershori ia la vendin korrikut dhe temperaturat vijojnë të rriten gjithmonë e më shumë.

Korriku do të shënojë temperatura deri në 38 gradë celcius, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Meterologjisë, këto janë temperatura të matura në hije.

Kjo do të thotë se në diell ne i ndiejmë 5 gradë më shumë.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Ky muaj parashikohet të jetë i thatë dhe me shumë pak reshje në zonat malore.

Siç shprehet meterologia Adiola Bani, temperaturat do të vijojnë nga 33 në 36 gradë.

Ajo shprehet për TCH:

Gjatë këtij 10 ditëshi patën 3-4 ditë me temperatura 37-38 gradë celcius. Do të kemi edhe disa ditë në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë. Ndërsa temperaturat zotëruese do të variojnë nga 33 në 36 gradë celcius. Nuk parashikohet që gjatë këtij muaji të kemi temperaturë ekstremisht të larta, 39-40 gradë celcius?.

Në fundjavë temperaturat nuk do të luhaten shumë. Në zonat e ulëta do të shkojnë në 36 gradë. Ndërsa në vendet bregdetare 34 gradë, për shkak të ndikimit të detit.

Nëse për vende si yni këto temperatura duken normale, nuk i përjetojnë të tilla Gjermania, Franca e Zvicra ku termometri shënon mbi 40 gradë.

Problematike temperaturat e larta ngelin për moshën e tretë dhe pensionistët, të cilët janë ata që e ndjejnë më shumë, për shkak të problemeve që kanë rëndom me tensionin apo edhe zemrën.