Truke të thjeshta në kuzhinë që do t’ju shndërrojnë në një MASTERCHEF

30

E keni pyetur gjithmonë veten: Çfarë di më shumë një masterchef se ju? Përgjigjen po iu japim ne:

Një masterchef di disa rregulla të arta në kuzhinë.
Ato e ndihmojnë gjithmonë që pjata e tij të jetë e përsosur.

Loading…

Prandaj sot po iu sjellim disa truke të thjeshta që secila amvisë duhet t’i dijë.
1. Si të qëroni lehtë hudhrën
Mënyra që rekomandojmë:
Futeni hudhrën në mikrovalë për 20 sekonda dhe më pas ajo do të qërohet shumë lehtë.
2. Si ta prisni brumin pa ndihmën e thikës?
Mënyra që rekomandojmë:
Vendosni stikadent mbi brumë apo peta dhe më pas vendoseni brumin në furrë.
3. Zbukuroni pjatat me kos
Mënyra që rekomandojmë:
Nëse doni të dekoroni ëmbëlsira të ndryshme mjafton të hidhni kos frutash në një shishe bosh mustarde dhe më pas mund të dekoroni çdo ushqim.
4. Si të prisni qepën
Mënyra që rekomandojmë:
Qepën vendoseni 15 minuta para në frigorifer dhe ju nuk do të keni më arsye sepse të lotoni.
5. Qërimi më i thjeshtë se kurrë i vezës
Mënyra që rekomandojmë:
Kur të keni vendosur vezët për të zierë shtoni një fetë limoni.
Kaq mjafton për ta qëruar shumë thjeshtë vezët dhe për të mos i prishur formën.