Gjyshja ma mësoi Sekretin: 10 mënyra se si t’i lajmë rrobat me uthull

227

Përdoreni uthullën në larjen e rrobave në lavatriçe që të shkëlqeni ngjyrat, të zhdukni erërat e pakëndshme dhe të eleminoni njollat e vështira.

Një produkt i rëndësishëm në arsenalin e pastruesve në shtëpi, uthulla e bardhë e distiluar është një produkt shumëpërdorimësh që duhet ta përfshini dhe në rutinën e larjes së rrobave.

Përbërësi i lirë është një pastrues natyral dhe i sigurt për t’u përdorur nga peshqirët deri tek çarçafët dhe shumë delikat tek rrobat e bebeve.

Loading…

Mësoni 11 mënyra të thjeshta se si ta përfshini uthullën në rutinën e larjes së rrobave tuaja.

1. Shndrit ngjyrat
Shtoni një gjysmë kupe uthull tek rrobat para larjes. Ndihmon detergjentin të bëjë më mirë punën e tij duke i mbrojtur rrobat nga çngjyrosja dhe heqjen e njollave që mund të lënë detergjentët tek rrobat.

Rezultati: ngjyra më të shndritshme.

2. Zbut rrobat
Zëvendësoni zbutësit komercialë me uthullën e bardhë të distiluar. Uthulla vepron si një zbutës natyral i rrobave pa lënë asnjë shenja nga pas. Shtoni ½ kupe uthull në shpërlarjen e fundit.

3. Eleminon njollat e detergjentit
Acidi në uthullën e bardhë heq çdo mbetje të sapunit apo detergjentit që mund të ketë ngecur në rroba, peshqirë, batanje apo çarçafë.

Kjo mbete mund të irritojnë lëkurat e ndjeshme, sidomos tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Shtoni 1 kupë uthull të bardhë në procesin e shpërlarjes që të eleminoni mbetjet e detergjentit.

4. Heq copat e vogla dhe qimet e kafshëve
Jo vetëm që nuk i lejon rrobat të elektrizohen gjatë tharjes, por ndihmon dhe në heqjen e fijeve të të linjtave dhe qimet e kafshëve. Shtoni ½ kupë uthull në procesin e shpërlarjes dhe nuk do ta keni më këtë problem.

5. Zbardh rrobat e bardha
Mbajini të bardha rrobat e bardha dhe hiqni njollat me uthull. Që të hiqni njollat shtoni 1 ½ kupa uthull në procesin e fundit të shpërlarjes.

Që të hiqni njollat vendosni një një enë të madhe të ziejë dhe shtoni një kupë uthull. Hiqeni enën nga zjarri dhe fusni brenda të bardhat. Lërini gjatë gjithë natës dhe më pas lajini si zakonisht.

6. Trajton njollat
Mbani një shishe spraj me uthull të bardhë të patretur që të trajtoni njollat e kafesë, verës, sodës apo çokollatës. Aplikoni uthull tek njollat e rrobave që lahen në lavatriçe 100 për qind pambuk, poliestër deri sa ti njomni mirë.

Lërini rrobat ta thithin uthullën për 10 minuta dhe më pas fërkojini me një furçë të butë dhe lajini sipas udhëzimeve. Për njollat e deodorantit, njomni në uthull një rrobë dhe fshijini njollat.

7. Eleminon erërat
Uthulla është e shkëlqyer për të hequr erërat e pakëndshme. Shtoni një kupë uthull të bardhë në procesin e e fundit të shpërlarjes që të aromatizoni një lavatriçe të tërë me rroba.

Loading…

8. Parandalon çngjyrosjen
Rrobat me ngjyra të shndritshme kanë tendencë të prishen kur lahen në lavvatriçe. Mund ta parandaloni çnygjorjsen dhe të zgjasni jetën e rrobave me ngjyra po të bëni këtë:

Zhytini rrobat e reja me ngjyrë në një solucion me një pjesë uthull dhe një pjesë ujë për 20 minuta që të parandaloni lëshimin e ngjyrës gjatë larjes. Më pas lajini sipas udhëzimeve të fabrikës.

9. Lan rrobat delikate
Përdorni uthullën në vend të detergjentëve për rrobat delikate që duhen larë me dorë dhe kostumet e banjës. Shtoni ¼ e kupës me uthull në një enë me ujë të ngrohtë dhe zhytini rrobat delikate për 15-30 minuta. Shpërlajini dhe thajini jo në tharëse rrobash.

10.Pastron lavatriçen
Mbetjet e detergjentit dhe mineraleve mund të pengojnë punën e lavatriçes tuaj. Shtoni një kupë uthull në lavatriçen bosh dhe vëreni në një program normal larjeje, por pa rroba brenda. Hidhni uthull dhe në mbajtëset e detergjentit apo zbutësit që të pastrohen dhe dezinfektohen.