Çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj

243

Sytë janë pasqyra e shpirtit kjo është dhe shprehja më e mirë për përshkrimin e rolit që sytë kanë si pjesë e organizmi tonë. Ngjyra e syve thotë shumë edhe për personalitetin.

Studimi i fundit i bërë nga universiteti suedez Orebro, ka përfshirë 428 pjesëmarrës në bazë të të cilëve ka rezultuar se ngjyra e syve lidhet me personalitetin.

Loading…

“Sytë , neurologjikisht, janë fare pranë trurit dhe mund të themi se janë e vetmja pjesë e tij që mund të shohi nga jashtë”- thotë Dr. Antony Fallone i universitetit të Edinburgut.

Sytë kafe dhe të zinj
Duket se keni lindur për një qëllim, të udhëhiqni njerëzit. Nëse do të jeni të kujdesshëm, do të shihni që njerëzit me sy të errët janë më të zotët për ta bërë këtë. Nuk jeni të dhënë pas netëve të gjata me alkool më shumë se sa pas sportit. Nëse do të gjeni forcën e brendshme do të mund të sundonit botën!

Sytë blu
Të tjerëve mund t’u duhet pak përpjekje për ta dalluar por forca juaj e brendshme dhe ajo fizike, janë aty. Ndoshta sepse nuk ia arrijnë, njerëzit e kanë shumë të lehtë t’u gjykojnë pa ditur asgjë rreth jush. Megjithatë, ju jeni të zotët për të trajtuar stresin më mirë se të tjerët. Jeni të mprehtë, ambicioz dhe kureshtar. Profesionalisht, jo gjithçka shkon mirë!

Sytë gri
Siç mund ta keni vënë re të gjithë, njerëzit me sy gri janë shumë të rrallë. Në të vërtetë grija ndahet nga fare pak, vetëm me një hije me sytë blu megjithatë pikërisht kjo i bën ata unik. Janë njerëz të balancuar por është një pjesë e tyre e brendshme që ndonjëherë bëhet e vështirë për t’u kontrolluar. Kanë tendencën të vendosin bariera mes njerëzve duke menduar se kjo i mbron. Nëse të tjerët arrijnë ta kapërcejnë këtë barierë do të njohin karakterin e vërtetë.

Loading…

Sytë jeshil
Njerëzit me sy jeshil janë më tërheqësit dhe të prirur të kenë një farë misteri. Sytë jeshil, sipas reagimeve të njerëzve, janë konsideruar më seksi. Janë shpesh njerëz të pa parashikueshëm por nuk mbajnë zemërme. Janë krijues dhe në gjendje ta bëjnë këtë edhe nën presion.