Nëna xhirohet duke e hedhur beben në kontejner! Policia në banesën e saj has në gjendje tmerri

115

Një grua 29 vjeçe nga Tajlanda e ka shokuar botën duke e lënë foshnjën e porsalindur në kontejner.

Ajo e ka lindur fëmijën të mërkurën në shtëpinë e saj në vendin e quajtur Samut Prakan. Më pas ka vendosur që ta hedh foshnjën.

Kamerat mbikqyrëse kanë kapur të gjithë rastin, kur ajo me motoçikletë, bashkë edhe më një fëmijë tjetër, e dërgon foshnjën në kontejner të bërllogut.

Loading…

Më pas ajo largohet, kurse kalimtarët vërejnë diçka të çuditshme. Disa orë më pas, punëtori komunal e gjen beben dhe i njofton organet përgjegjëse. Ndihma e shpejt e dërgon beben në spital, ku bëhet e ditur se ajo është në gjendje të mirë, transmeton Ballkani.info.

Policia më pas ka nisur hetimet dhe ky hetim i ka dërguar deri të nëna e fëmijës, të cilën e kanë gjetur në gjendje të rëndë.

Gruan që sapo kishte lindur e kanë dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi që kishte gjakderdhje pas lindjes. Policia ia kishte pranuar të gjithat.

Loading…

Kishte thënë se i ka katër fëmijë dhe se nuk mund ta mbante edhe të pestin. Duke marrë parasysh se nuk kishte para të mjaftueshme për ushqim, siç thotë, e kishte lënë foshnjen me shpresë që dikush do ta gjejë dhe do ta merr. Ka shtuar se nuk ka dashur ta mb.ys beben dhe se i vije keq për atë që ka bërë. /Ballkani.info/