LAJME / E Shtunë 29 Qershor 2019, 11:11

6 këshilla për të ruajtur sa më gjatë ngjyrën delikate të flokëve

Flokë me ngjyra, të sfumuar, me majat ylber, cilido që të jetë stili yt i flokëve të lyer, për të ruajtur ngjyrën sa më gjatë , duhet një kujdes i vogël ekstra. Ndiqni këto 6 këshilla.

Flokët e lyer janë fantastikë, por le ta pranojmë të gjitha, kanë nevojë për kujdes ekstra që të jenë në top formë, sidomos kur faktorët atmosferikë si dielli e uji mund të shkarkojnë dhe ndryshojnë ngjyrën.

Kjo është më e vërtetë për flokët e kuqe dhe ato ngjyra-ngjyra pasi është i nevojshëm dekolorimi për t?i lyer. Në këtë mënyrë, ato kanë prirjen të shkarkojnë më shpejt.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Evitoni larjet e shpeshta

Gjëja e parë që shkarkon ngjyrën e flokëve është larja, kështu që nëse doni të ruani ngjyrën tuaj të kuqe, blu, jeshile (por edhe gështenjë, të kuqe, etj) lejoni të paktën të kalojnë 48 orë.

Gjithashtu mes një larjeje dhe një tjetër, mund të përdorni edhe pak shampo të thatë, pa e ekzagjeruar në mënyrë që të shmangni një larje.

Zgjidhni me kujdes shampon

Pavarësisht nëse i keni gjithë flokët të lyer ose keni të lyer vetëm majat e flokëve, për të ruajtur ngjyrën që keni zgjedhur duhet të kërkoni shampon e duhur.

Zgjidhni një shampo për flokë të lyer pa parabene dhe silikon me një efekt ?ultra shiny?, për të mbajtur sa më të gjalla sfumaturat e ngjyrës dhe për të shkëlqyer më shumë.

Hidratoni, hidratoni, hidratoni

Kur flokët janë të shëndetshëm dhe fibrat kapilare janë të drejta, flokët e lyer janë më të bukur dhe më me shkëlqim.

Kështu që mos e anashkaloni hapin e balsamit asnjëherë, madje provoni edhe ?cowash?, një teknikë për të larë flokët pa shampo, në mënyrë delikate me pak balsam. Gjithashtu, njëherë në javë, dedikojuni flokëve një trajtim ekstra me një maskë ristruktuese, (qoftë edhe me një recetë të bërë në shtëpi) për të mbrojtur flokët.

Shampo, balsam, maskë, etj.

Flokët me ngjyra kanë nevojë për më shumë kujdes dhe në rastin tuaj duhen edhe ca produkte specifike.

Para së gjithash, ju duhet një spray termo-mbrojtës për mbrojtjen e flokëve nga nxhetësia, nga tharësja e piastra si dhe një krem ose spray me faktor mbrojtës për të evituar alternimet e ngjyrës që shkaktohen nga rrezet UV.

Kujdes nga temperaturat shumë të larta

Nëse jeni të varur nga piastra, masha dhe pajisje të tjera për stilimin e flokëve, përpiquni t?i përdorni këto vegla në temperaturën e tyre minimale.

Kjo do të evitojë dëmtimin e fibrave dhe do të bëjë që ngjyra të zgjasë më gjatë. Gjithashtu, në verë, kur temperaturat e lejojnë, thajini flokët pa tharëse dhe gjithmonë bëni dush me ujë të vakët ose të freskët.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC369580")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC369580");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=369580;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.369580.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Përgatitini flokët për lyerje

Një ditë para se të lini takim tek parukeri, mund t?i bëni gati flokët për lyerje sipas kësaj rutine kujdesi:

Hiqni dorë nga miti se duhet t?i lyeni flokët kur të jenë të palarë. Floku duhet të jetë i pastër dhe i ushqyer kur të lyhet, sepse sebumi që prodhon floku nuk lejon thithjen e njëtrajtshme të bojës. Pra lajini flokët me një shampo pastruese dhe delikate nga rrënjët tek majat.

Aplikoni balsam tek fundet e flokëve për t?i ushqyer fibrat.

Nëse shkoni tek parukieri, pritini 1-2 cm flokët për të eliminuar majat e dyfishta.

Në këtë mënyrë, duke aplikuar ngjyrën tek një flok i shëndetshëm dhe i hidratuar, rezultati do të jetë më uniform dhe ngjyra do të zgjasë më shumë.