LAJME / E Premte 28 Qershor 2019, 22:10

Bie ‘leku’! Euro dhe dollari po rriten me shpejtësi, cpo ndodh me monedhën shqiptare

Përkundrejt tendencave sezonale, leku ka humbur pikë me shpejtësi gjatë javës së fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.65 lekë, me një rritje prej 0.42 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Kjo është rritja më e madhe ditore që prej shkurtit të këtij viti.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Që nga data 20 qershor euro ka njohur një rritje të pandalshme, duke u mbiçmuar me 1 lekë brenda pak ditëve.

Në rënie, por më të lehtë ka qenë dhe dollari që sot u këmbye me 107.7 lekë, me një rritje prej 0.2 lekësh në raport me ditën e mëparshme.

Mbiçmim të fortë shënoi dhe franga zvicerane, që u rrit me 0.61 lekë në 110 lekë.

Kjo tendencë është në të kundërt të prirjeve sezonale, ku zakonisht monedha vendase forcohet për shkak të rritjeve të prurjeve fillimisht nga turistët e më pas nga emigrantët.

Rritja e ditëve të fundit, pohojnë aktorët e tregut, është ndikuar nga kërkesa e bankave për të blerë valutë, si euro ashtu dhe dollarë. Ka pasur një konsum në rritje të karburanteve që ka nxitur importet në këtë monedhë, pohojnë burimet e tregut, çka ka bërë që bankat të blejnë valutë.

Një tjetër faktor që pritet të ndikojë në kërkesën për valutë janë transferimet e fitimeve të kompanive. Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, mori në fund të prillit vendimin që të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication. Vendimi u mor pak ditë përpara kalimit përfundimtar të aksioneve të Telekom Albania nga grekët e Cosmote te bullgaro-shqiptarët e Albania Telecom Invest AD, që u finalizua në 7 maj.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC369580")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC369580");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=369580;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.369580.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Në janar të këtij viti ka hyrë në fuqi një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2019, që ul tatimin mbi dividendin në 8 për qind nga 15 për qind, me efekt prapaveprues edhe për vitet e mëparshme. Sipas një udhëzimi të posaçëm të tatimeve ?Për tatimin mbi të ardhurat? për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara shkalla e tatimit 8 për qind zbatohet me kushtin që: -tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; -tatimi për dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Si rrjedhojë, kompanitë, përfshirë ato të huaja janë të detyruara që të shpërndajnë fitimet deri në fund të muajit shtator. Sipas të dhënave të përpunuara më parë nga Monitor, 8 kompanitë me fitime më të mëdha të huaja (Telekom Albania, Vodafone, Raiffeisen Bank, Intesa San Paolo, BKT, Tirana International Airport, Spiecapag Shqipëria dhe Transadriatica) kishin fitime të pashpërndara prej 94 miliardë lekësh./Monitor