LAJME / E Martë 11 Qershor 2019, 19:07

Maska me domate, ideale për stinën e verës

Likopeni është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe.Tashmë e dimë që sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes.Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Domatja është një ndër burimet kryesore të këtij antioksidanti natyral e më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse kjo perime është aleatja numër 1 e lëkurave të yndyrshme.Domatja ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

Një maskë tjetër: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.