‘Ju vr.aftë Zoti nëse shkoni në votime’, shokon politikani shqiptar

127

I ftuar në emisionin “360 gradë”, ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ka shpërthyer në mallkime ndaj shqiptarëve duke u bërë thirrje të mos votojnë.

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”, është shprehur Ceka.

Kujtojmë që zgjedhjet e 30 qershorit u anuluan nga Presidenti Meta.