LAJME / E Diel 9 Qershor 2019, 11:11

Zgjidh një lule dhe merr një mesazh inkurajues për jetën

Cilën lule zgjedh?Lulen nr. 1:?I bëni gjërat të vështira, ndërkohë që janë të thjeshta dhe bëni gjëra të mëdha ndërkohë që janë të vogla. Një udhëtim i një mijë kilometrave, duhet të fillojë me një hap.? ? Lao TzuKjo frazë nga Lao Tzu është e përkryer për ju. Nëse keni guximin për të hedhur hapin e parë, ka gjëra të pabesueshme që ju presin! Besoni në veten tuaj dhe ecni drejt fitores tuaj!

Lulen Nr. 2:?Dobësia jonë më e madhe është të heqim dorë. Mënyra më e mirë për të pasur sukses është të provojmë gjithnjë, përsëri?. ? Thomas A. EdisonShpesh zgjedhja më e thjeshtë duket sikur është heqja dorë, por asgjë e pabesueshme në këtë botë nuk është arritur brenda natës. Ju keni atë që duhet për të kapërcyer vështirësitë dhe për të arritur qëllimet tuaja. Mos u dorëzoni!

Lulen Nr. 3:?Mos prisni, koha kurrë nuk do të jetë krejtësisht ideale. Shkoni aty ku jeni dhe punoni me atë që keni, mjetet më të mira do të gjenden teksa ecni përpara.? ? George HerbertPritja për ?mundësitë e duhura? mund të jetë humbje kohe. Nëse nuk veproni sipas asaj që dëshironi, ju do të bëheni thjesht spektator i jetës. Ju meritoni më shumë. Pra, bëni më të mirën tuaj me atë që keni sot, dhe gjërat do të përmirësohen me kalimin e kohës!

Lulen Nr. 4:?Optimizmi është besimi që çon drejt suksesit. Asgjë nuk mund të bëhet pa shpresë dhe pa besim.? ? Helen KellerSado ambiciozë që ne mund të jemi në jetën tonë, nëse nuk përpiqemi të shprehemi me optimizëm dhe besim, rrallë do të kemi sukses. Ne duhet të besojmë në atë që kërkojmë dhe dëshirojmë. Keni më shumë besim dhe, me siguri, do të ecni përpara!

Lulen nr. 5:?Ajo që ju arrini duke realizuar qëllimet tuaja nuk është aq e rëndësishme sa ajo që ju arrini gjatë rrugës drejt realizimit të qëllimeve tuaja?. ? Zig ZiglarRealizimi i një ëndrre ose arritja e një qëllimi na jep gëzim dhe plotësi të madhe. Por nuk duhet të harrojmë se rruga shpesh është më e rëndësishme se destinacioni përfundimtar. Ndërsa përballemi me sfida, ne rritemi si njerëz dhe jemi më të përgatitur për të marrë shpërblimet tona.

Lulen Nr. 6:?Rezistojuni pengesave dhe bëni diçka për to. Do të gjeni se ato nuk kanë as gjysmën e fuqisë që mendoni se kanë.? ? Norman Vincent PealeMendjet tona krijojnë shumicën dërrmuese të problemeve në jetën tonë. Kur vendosim të veprojmë në atë që na shqetëson, bëhemi më të fortë dhe kuptojmë se situata nuk ishte aq e frikshme. Ka të bëjë me besimin tek vetja. Komento se cilen prej tyre zgjodhe dhe a tu pershtat me ty ? Beji like dhe ndaje me miqte e tu kete !