Receta GATIMI / E Mërkurë 5 Qershor 2019, 20:08

Cili Është Sekreti i Temperaturës së Ujit në Përgatitjen Perfekte të Pilafit

Pilafi është një ndër gatimet më të shpejta, më të shijshme dhe më të zakonshme të përgatitura nga amvisat në shtëpi.

Kombinohet lehtë me produkte e gatime të ndryshme, me kos, perime të pjekura, mishra të ndryshëm por edhe të tjera specialitete.

Megjithëse është një recetë në dukje shumë e thjeshtë, që të përgatitet në mënyrë perfekte pilafi kërkon hapa shumë striktë gjatë përgatitjes duke nisur nga masat e sakta ashtu si edhe temperatura e ujit gjithashtu.

Megjithëse janë dy mënyra se si mund të përgatitet pilafi, një mënyrë përmes skuqjes së orizit e më pas shtimit të ujit dhe tjetra e zierjes së ujit e më pas shtimit të orizit, dy detajet që nuk ndryshojnë janë masat e përdorura ashtu si edhe temperatura e ujit.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Masat

Me siguri, amvisat që kanë pasion gatimit e dinë që masa e përgatitjes së pilafit është 1 me 2. Pra, në një filxhan çaji oriz duhet të shtohen dy filxhanë çaji me ujë.

Për ta përgatitur edhe më të butë shtoni edhe dy apo tre lugë gjelle me ujë më shumë, kjo do të ndihmojë në përgatitjen e plotë të pilafit dhe butësinë gjithashtu.

Temperatura e ujit

Sekret i rëndësishëm i përgatitjes së pilafit është me patjetër temperatura e ujit.

Shefat e kuzhinës rekomandojnë se në të dyja rastet e përgatitjes së pilafit qoftë me skuqje ashtu si edhe me procesin e ujit të zierë së orizit, uji duhet të jetë i valuar.

Në rastin kur pilafin e përgatisni me skuqje, në momentin kur në tenxhere keni vendosur orizin për t?u skuqur, në një tenxhere tjetër shtoni sasinë e duhur të ujit dhe lëreni të ziejë derisa të vlojë, pra kur uji të nxjerrë bulëza.

Në këtë moment, kur orizi të jetë skuqur shtojini ujin e vluar dhe lëreni derisa orizi të thithë gjithë ujin apo lëngun e mishit që do të përdorni.

Të njëjtën gjë bëni edhe me përgatitjen e pilafin me ujin e zierë.

Lëreni ujin të ziejë bashkë me kripën derisa të nxjerrë bulëza e atëherë shtoni orizin dhe lëreni derisa ky i fundit të thithë gjithë lëngun.

Gjatë zierjes kalojeni nxehtësinë e zjarrit në nivel mesatar deisa pilafi të jetë gati./AgroWeb.org