Regjistrohet tërmeti i 73-të në Korçë, Ministria shpërndan ushqime

217

Që prej mëngjesit të ditës së djeshme janë shënuar plot 73 tërmete në rajonin juglindor të Shqipërisë.

Lëkundjet nisën dje rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe që atëerë kanë vazhduar deri pasditen e sotme.

Lëkundja e fundit raportohet se ka qenë me magnitude 4 të shkallës Rihter.

Loading…

Ndërkohë që prej ditës së djeshme për banoret e strehuar në çadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.