Njihuni me gruan milionere që ka 14 fëmijë. Por ajo që bën ajo do ju lërë pa fjalë

253

Inisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj, por tani i është shndërruar në një biznes prej shumë miliona dollarësh. Kjo po ndodh me Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias. Ajo jo vetëm që drejton një kompani kozmetike, por mëson në shtëpi 14 fëmijët e saj – dhe thotë se ende gjen kohë për veten.

Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë. “Deri atëherë kisha tetë fëmijë, burri im kishte mbaruar studimet për mjekësi, dhe më në fund filloi të punonte si mjek. Isha më e shqetësuar për të ardhmen nëse diçka i ndodhte atij. Duhet të gjeja një mënyrë për të ushqyer fëmijët.”

Loading…

Umbel, e cila u rrit në periferi të Uashingtonit, mendoi se mënyra për ta bërë këtë ishte të fillonte biznesin e vet. I kërkoi 1.500 dollarë të shoqit dhe mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën – do të prodhonte produkte grimi me përbërje organike, duke i importuar nga Afrika. “Kur isha 15 vjeç, u bëra myslimane dhe rrija shpesh në Rrugën e Ambasadave në DC. Aty ka një Qendër Islame ku vijnë njerëz nga e gjithë bota. Secila nga gratë aty kishin rutinën e saj të veçantë të bukurisë natyrore. U mahnita nga rutina e tyre e grimit.”

Umbeli iu afrua grave dhe i pyeti se cili ishte sekreti i tyre i bukurisë – aty dëgjoi për gjalpin e një peme afrikane të quajtur shea. Vite më vonë, ajo kujtoi përbërësin, i cili është i lirë në Afrikë dhe vendosi ta sillte atë në Shtetet e Bashkuara. Sa herë që shkonte në udhëtime për biznesin e saj të ri, ajo gjithmonë i merrte fëmijët me vete.

“Nëse shkoja në Marok, ata vinin me mua. Nëse shkoja në Egjipt, ata përsëri i kisha me vete”.

Shumë shpejt ajo do të kthehej nga Afrika me përbërës të tjerë, dhe atë pak kohë të lirë që kishte, filloi të lexonte libra kimie e botanike, dhe eksperimentonte me receta të ndryshme. Tani ajo shet më shumë se 300 produkte organike grimi.

“Janë esenca që i kam mbledhur nga pjesë të ndryshme të Afrikës”.

Ndërsa filloi dhe rriti biznesin e saj, “Shea Terra Organics”, Umbel ishte mësuese në shtëpi për 14 fëmijët e saj, të cilët janë nga mosha 5 deri në 27 vjeç. Gjashtë fëmijët e saj më të rritur janë tani në kolegj dhe më të vegjëlit studiojnë dhe ndihmojnë me punët e shtëpisë. Ata thonë se një ditë duan të jenë aq të suksesshëm sa nëna e tyre.

“Emri im në të vërtetë … Tammie … është një emër hebre, që do të thotë ‘e

Dhe kjo është ajo që synon nëna dhe biznesmenia 45-vjeçare – përsosje, jo më pak se aq