
Edhe pse vera duket ende larg, urojmë që gjatë qershorit t?i themi mirupafshim xhaketave e xhupave, në tregjet shqiptare nuk mungon një prej frutave karakteristikë të kësaj stine: pjepri. I pasur me ujë fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos kur temperaturat janë tepër të larta. organizmin.
Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave. Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Pjepri është freskues dhe diuretik: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është
shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.
I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen ?dembele? për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.
Pjepri, aleati i bukurisë: Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë: ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht. Aplikojeni në lëkurë si një krem normal. Po kështu ju mund të realizoni lehtësisht një locion rifreskues duke bashkuar pulpën e shtrydhur të pjeprit (të kaluar edhe në sitë) me një lugë gjelle argjilë të gjelbër. Mund ta aplikoni duke përdorur pambuk.