LAJME / E Shtunë 1 Qershor 2019, 23:11

Nuk jua merr mendja kurrë, ja sa ishte rroga e Enver Hoxhës gjatë komunizimit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë.

Në librin e tij ?Historitë e 33 kryeministrave të Shqipërisë?, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin ?diktator?.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Enver Hoxhës i mjaftuan vetëm pak vite për të ngritur kultin e tij. Këtë e bëri jo vetëm me vrasje, arrestime e dënime, por edhe me vlerësime për veten e tij. Vetëm në pak vite si kryeministër ai mori 11 dekorata dhe urdhrat më të lartë që merr një shqiptar. Hero i popullit, Urdhër i Lirisë së Klasit të Parë, Urdhër i Flamurit, Medalja e Kujtimit, Urdhri Partizan i klasit të parë, Urdhër i Skënderbeut i klasit të parë, Urdhër i Trimërisë, Urdhri ?Ylli i Kuq?, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit. Kulmi i vetëdekorimit arrin kur, vetëm 1 vit e 11 muaj si kryeministër, mori urdhrin ?Hero Kombëtar?.

Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Që gjatë Rilindjes dhe me ngritjen e shtetit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte heroi ynë kombëtar. Por më 27 nëntor 1946, Shqipëria bëhet i vetmi vend në botë me dy heronj kombëtarë. Me Skënderbeun dhe Enver Hoxhën. Dhe çudia vijon: bashkë me titujt dhe urdhrat e tjerë këta tituj vazhdojnë të jenë edhe sot, që ka kaluar një çerekshekulli nga rrëzimi i komunizmit.

RROGA E ENVER HOXHËS

Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar. Por sa e kishte rrogën Enver Hoxha? Revista ?Time?, e vitit 1971, zbulon se Hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.