LAJME / E Premte 31 Maj 2019, 21:09

Uji i nxehtë më limon, përfitimet dhe rreziqet

Rreth cilësive medicinale të limonit, pasuria e tij me vitamina dhe minerale dhe të gjitha përfitimet që kemi nga konsumimi i tij, kemi shkruar disa herë. Sot ne përgjigjemi në pyetjen se pse ju duhet të pini ujë me limon të freskët.

Një pije e shëndetshme natyrore e tillë si me fruta dhe perime janë një pako shëndetësore për të na ndihmuar në rimëkëmbjen pas ushtrimeve të fuqishme, mund të ndihmojnë në hidratimin e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme dhe proteina ndërsa caji bimor shërben si qetësues dhe zbutës. Dhe çfarë janë përfitimet e konsumit të ujit me limon të freskët?

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Fillimi i ditës me një gotë të vakët uji me limon është një ritual dhe traditë e lashtë e përdorur nga jogi të famshëm dhe përdoret për pastrimin e trupit nga materiet toksike të cilat shtresohen në organizëm. Edhepse mund të ju ngjajë se keni të bëni me mjekësi popullore të pavlefshme, edhe shkenca moderne i vërteton cilësitë shëruese të kësaj pije.

Edhepse në përgjithësi jemi mësuar që t`a fillojmë ditën me ndonjë caj apo kafe, një ditë e nisur me një gotë lemonade të nxehtë është shtytje për një ditë me energji. Uji nuk do të thotë të jetë i vokët apo i ngrohtë mirëpo duhet të jetë i pastruar. Duhet bërë praktikë që të mbushni një bokall në gjysmë me lëng të shtrydhur nga limoni, që gjatë ditës t`a konsumoni më lehtë.

Forcon imunitetin

Limoni është shumë i pasur me antioksidant vitaminë C, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm kur është fjala për forcimin e sistemit imunitar, dhe mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e infeksioneve respiratore. Acidi askorbik, i cili është gjetur edhe në limon mund të ketë një efekt anti-inflamator, dhe është përdorur për të lehtësuar simptomat e astmës dhe probleme të tjera të frymëmarrjes. Përveç kësaj, ka edhe cilësinë anti-mikrobiale dhe rrit aftësinë e trupi të absorbojë më mirë hekurin.