I thanë që ishte qesharake që burri po i blinte një unazë aq të lirë martese, ja përgjigjja e saj

406

Muajin e kaluar, Ariel Desiree McRae dhe Quinn McRae, vendosën të martohen. Pas dy vitesh së bashku, ata vendosën të shkonin në gjykatë dhe të mos bënin një festë të madhe, por një traditë Quinn nuk donte ta shkelte. T’i blinte së fejuarës unazat e fejesës dhe martesës.

Edhe pse Ariel thotë që ata mundohen shumë për të fituar paratë, Quinn kurseu aq sa duheshin për të blerë dy unaza 130 $. Meqë ato e bënë Ariel të lumtur, mund të mendohet që kaq mjafton, por në një postim që është përhapur shumë, Ariel tregon sesi ndikimet nga jashtë për pak sa e shkatërruan çastin e tyre special,

“Bashkëshorti im nuk ka shumë para, asnjëri nga ne nuk ka. Ne mundohemi e mundohemi për të paguar faturat dhe për të mbushur barkun, por pas gati dy vitesh që dilnim bashkë vendosëm që nuk mund të prisnim më dhe nuk pritëm.

Loading…

Unë as mendoja për unaza, thjesht doja të martohesha me shokun tim më të mirë, por ai nuk donte ta shmangnim këtë pjesë. Grumbulloi aq para sa të më blinte dy unaza të kombinuara te Pandora. Argjend dhe zirkon saktësisht. Këto kam në gisht dhe unë jam e dashuruar me to.

Megjithatë, kur po i blinim unazat, një grua që punonte atje, erdhi për të ndihmuar shitësen. “A mund ta besosh që ca burra i blejnë këto për unaza fejese? Sa patetike”, tha ajo. Kur tha këtë, pashë sesi i iku fytyra bashkëshortit. Ai u ndje menjëherë keq sepse nuk mund të përballonte të blinte setin me diamante në formë dardhe që më pëlqente shumë dhe që ishte tashmë në faqen time të Pinterest-it.

Ai u ndje i dështuar, duke më pyetur sërish e sërish “Je e sigurt që do jesh e kënaqur me këto? Je e sigurt që janë ok?” Ishte i mërzitur nga ideja që nuk mund të më bënte të lumtur mjaftueshëm dhe që unë mund të mos doja të martohesha me të sepse unazat nuk ishin të shtrenjta apo të shkëlqyeshme.

Arieli i dikurshëm do e kishte fyer atë grua. Arieli e pjekur tha “E rëndësishme nuk është unaza, është dashuria që të nxit të blesh një”. Ne blemë unazat dhe ikëm.

Unë do isha martuar me këtë burrë edhe nëse do ishte një nga ato unazat 25 centëshe që bien nga makinat e lodrave. Kur vendi ynë paska shkuar kaq larg sa mendon që një burrë mund ta dojë me të vërtetë një grua vetëm n.q.s. i ble një unazë $3,000 dhe bën një celebrim publik me unazën xixëlluese në dorë?

Sigurisht që janë të bukura, sigurisht që ndjesia është e mrekullueshme dhe nuk po përpiqem të zbeh përvojat tuaja, por kur mbërritëm këtu? Pse materialet barazohen me dashurinë??

Bashkëshorti im kishte frikë mos unë nuk do e doja meqë ai nuk e përballonte dot një unazë të shtrenjtë. Kishte frikë që dashuria ime për të do të zbehej sepse ai nuk mund të blinte unazën që doja. Bota na ka bërë kështu dhe është shumë trishtuese.

Megjithatë ja ku jam, martuar në gjykatë, me një set unazash 130 $, dashurinë e jetës pranë dhe më e lumtur sesa kisha menduar.

Update: Ky postim po përhapet shumë për habinë time dhe jam pyetur një mijë herë si jemi takuar. Kështu që ja versioni i shkurtër! Bashkëshorti dhe unë u njohëm me anë të internetit kur ishim 20 vjeç, folëm në telefon, folëm, jo shkëmbyem mesazhe për 6 orë në ditë për dy ditë. Më pas ai bëri një orë me makinë për të më nxjerrë në takim.

Unë vesha një pulovër Krishtlindjesh, nëse mendoni që po gënjej pyesni atë. Hëngrëm krahë pule, bëmë një konkurs gromësimash dhe shëtitëm me makinë duke dëgjuar muzikë dhe kënduar. Unë rashë në dashuri në takimin e parë. Nëse ai do më kishte kërkuar të martohsha me të që atë ditë, unë do kisha thënë po.

Të jem e sinqertë, ne donim të arratiseshim tre muaj pas njohjes, por vendosëm të merrnim edhe ca kohë për t’u stabilizuar. Si përfundim, ne nuk mund të prisnim më shumë…kështu që u arratisëm. Nuk kam qenë kurrë kaq e lumtur në jetën time dhe nuk mund ta imagjinoj të kaloj jetën me dikë tjetër.”