LAJME / E Premte 31 Maj 2019, 21:09

Bajamet e njoma shqiptare, vlerat bef.asuese për shëndetin

Bajamet e freskëta shqiptare ofrojnë edhe më shumë vlera se të thatat. Foto: Flickr

Shqipëria është një vend i bekuar me një prodhimtari të lartë të bajameve që arrijnë të plotësojnë kërkesat e tregut vendas.

Banorët e zonave ku rriten këto arrorë, e njohin mirë shijen dhe aromën fantastike të bajameve të njoma.Koha kur mund të përfitoni prej bajameve të njoma është e kufizuar. Shtresa e jashtme e tyre është e gjelbër e butë dhe xhelatinoze ndërsa pjesa e brendshme e bardhë dhe e lëngshme.Është pikërisht kjo e fundit që piqet dhe forcohet duke u kthyer në bajamen që ne njohim. E gjithë bajamja e gjelbër e njomë mund të konsumohet nga njeriu. Shija e lëngshme, krokante dhe pak e thartë të sjell ndërmend një shartim mes mollës jeshile dhe rrushit.

Loading...

(function(){

var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';

var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(""+"dy>"+"ml>");iw.close();var c=iw[b];}

catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);

var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();

Bajamet e njoma forcohen me kalimin e kohës. Në fillim ato kanë një lëkurë të tejdukshme, dhe një formë që të kujton rrushin. Më vonë ato marrin një pamje më kremoze dhe zbuten në kafshimin e parë.

Bajamen e njomë mund ta prini në dysh nëpërmjet një thike. Bërthama e vogël dhe e zbehtë është e butë dhe e mbushur me një substancë xhelatinoze. Kur e kafshon të duket sikur po provon lëkurën e shalqinit. Vlerat ushqyese të bajames së njomë . Bajamja e njomë ofron edhe më shumë përfitime ushqimore se bajamja e thatë duke përfshirë, vitaminën C, E, hekurin, kalciumin, magnezin, riboflavinën dhe l-karnitinën. Bajamja e njomë ofron proteinë dhe fibër dhe ka një tregues të ulët glicemie. Bajamja e njomë është e rrallë dhe e dobishme për shëndetin.

Ajo është e mbushur me antioksidantë të cilat largojnë toksinat nga organizmi. Ushqyesit tek bajamja e njomë forcojnë aktivitetin e sistemit imunitar dhe mund të shmangin një sërë sëmundjesh dhe infeksionesh. Bajamja e njomës është shumë e mirë për rënien në peshë sepse përmban yndyrna të shëndetshme të cilat shpërbëjnë depozitat e yndyrnave të këqija dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë. Bajamja e njomë është e mirë për stomakun sepse përmban shumë fibër që e përmirëson tretjen dhe trajton konstipacionin kronik.

Konsumi i bajameve të njoma i bën mirë flokëve. Bajamet e njoma janë të pasura me vitamina, minerale dhe substanca të tjera që ushqejnë rrënjët dhe majat e flokëve. Ajo ndihmon edhe kundër rënies së flokëve.Bajamja e njomë është shumë e shijshme dhe mund të konsumohet si një ushqim i shpejtë. Spërkateni me kripë deti dhe shijojeni.Bajamen e njomë mund ta përfshini edhe në sallata. Ajo kombinohet mjaft mirë me dardhat ose sallatën jeshile.