
Endrra e Xheison Baftit ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Por ai nuk do të ketë nevojë të presë kaq shumë, pasi kjo ëndërr tashmë iu bë realitet, falë spektaklit ?Në kurthin e Piter Pan?. Nisma e prezantuar pak kohë më parë u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.
Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjen shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë sëbashku bënë të mundur që ?Taramelja? dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.
Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheison, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.
Loading...
(function(){
var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:';
var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M413709ScriptRootC347242")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("
catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M413709ScriptRootC347242");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=347242;c[ac](dv);
var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/h/thenieperjeten.info.347242.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Në këtë mbrëmje finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.
?Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër?? ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.
E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr? ?Ndoshta jam në ëndërr?, tha ai mes lotëve.
Edhe në skenën e madhe të ?Piter Pan?, në Televizionin Klan, Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.
Xheison Bafti: Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.
Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh.
Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji?
Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesn time, shkollën time dhe Myshqetanë./tvklan