Pasi babai refuzoi ta shoqërojë në altar, e bëri shefi i saj. Arsyeja? Frymëzuese!

373

Është vërtet e paimagjinueshme të pranosh se je pjesë e një familjeje e cila nuk i pranon bindjet e tua sek.suale. Kështu i ka ndodhur edhe Jennifer, një vajzë nga Tajvani, e cila lufton me familjen për këtë çështje për më shumë se një dekadë.

Ajo ka 11 vjet e lidhur me partneren e saj, Sam, por prindërit e kanë kundërshtuar me forcë këtë lidhje, madje kur dy vajzat vendosën të martohen me njëra-tjetrën, dikush tjetër doli vullnetar për ta shoqëruar Jennifer në altar.

Loading…

Jennifer është punonjëse në bankën HSBC. Nga kolegët dhe stafi i punës ka gjetur mbështetjen maksimale për marrëdhënien e saj, ndaj kur u dha lajmin se kishte vendosur të martohej, CEO i bankës, John Li, u vetofrua si shoqëruesi i saj në altar.

Për fat të keq, martesat me të njëjtën gjini në Tajvan nuk janë legalizuar, kështu që martesa mbetet simbolikë e lidhjes së tyre për të gjithë jetën.

Pavarësisht faktit që Jennifer vazhdon të luftojë që familja ta pranojë, është inkurajues fakti që vendi i punës dhe kolegët e kanë mbështetur plotësisht.

Shikoni historinë e vajzave në këtë video, kur Jenn tregon ndër të tjera për braktisjen e familjes dhe luftën me ta, por edhe për surprizën e dasmës me shumë të ftuar.