Si të përgatisim nga duart tona një bukë të shijshme me susam

234

Edhe pse buka nuk duhet ngrënë shpesh, pak bukë me susam kush nuk do e donte. Ajo mund të na i bëjë vaktet tona edhe më të shijshme. Ju mjafton të keni përbërësit, ne ju japim recetën.

Mësoni si ta përgatisni.

Përbërësit:

Loading…

1 lugë maja buke,
500 gram miell,
kripë,
2 lugë vaj,
fara susami.

Përgatitja:
Në një tas të vogël, hedhim 1 lugë sheqer, majanë dhe 3 gota ujë të vakët. E lëmë 5 minuta derisa të fryhet! Në një tenxhere hedhim këtë përbërje. Më pas shtojmë kripën, vajin,dhe miellin të cilin duhet ta punojmë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas e lëmë brumin e krijuar të qendrojë për rreth një orë.E ndajmë në disa copa të vogla dhe sipër i shtojmë susamin. I fusim në furrë me temperaturë 180 gradë, për rreth 40 minuta.

Ja ku përgatitët një bukë të shijshme nga duart tuaja!