Nxirrini helmet jashtë trupit për vetëm tri ditë!

634

Pastrimi i trupit nga helmet, sidomos pastrimi i mushkërive, na bëjnë të ndihemi mirë. Vëmendje të shtuar duhet t’ju përkushtoni këtyre këshillave, veçanërisht nëse jeni duhanxhinj. Puna e mirë e mushkërive ndikon në shëndet dhe disponim më të mirë, e pastrimi i tyre kohë pas kohe është i shkëlqyeshëm, pasi për çdo ditë frymojmë papastërtitë e ndryshme nga ajri.

Tretmani i pastrimit zgjat tri ditë, por nuk do të ishte keq që disa këshillave t’ju përmbaheni në bazë rutinore.

Loading…

PASTRIMI TREDITËSH I ORGANIZMIT:
Dy ditë para se të filloni me pastrimin e organizmit ndaloni së konsumuari prodhimet e qumështit. Trupi duhet të heqë qafe helmet e grumbulluara nga këto prodhime.
Ditën e parë të regjimit pini një gotë çaj bimor para gjumit. Kjo largon helmet prej zorrëve. Mbani mend që gjatë kohës së pastrimit mushkëritë nuk guxojnë të ngarkohen me ushtrime të rënda.
Para kafjallit pini 300 ml ujë me dy limonë të shtrydhur. Më pas pini 300 ml lëng nga grejpfruti, por nëse nuk ju pëlqen shija, pini të njëjtën sasi lëng nga ananasi. Lëngjet nga këto pemë janë antioksidues natyral, që përmirësojnë punën e sistemit të frymëmarrjes.
Midis kafjallit dhe drekës pini 300 ml lëng nga karota, sepse ndihmon në alkalizimin e gjakut gjatë tri ditëve të pastrimit.
Gjatë kohës së drekës pini 400 ml lëng të pasur me kalium, sepse ndikon si tonik për pastrimin nga brenda. Kalium ka në banane, kajsi, dardhë …
Para gjumit pini 400 ml lëng nga boronicat e kuqe, kjo ndihmon në luftën kundër baktereve në mushkëri që mund të shkaktojnë infeksion.
Relaksohuni për 20 minuta në vaskë me ujë të ngrohtë, sepse edhe përmes djersitjes kalojnë helmet.
Në një enë me ujë të vluar derdhni pesë deri në dhjetë pika vaj eterik të eukaliptit dhe bëni inhalim me peshqirin sipër kokës. Bëjeni këtë derisa të jetë ftohur uji.